Futboll Sport

KËRKON TË RIKTHEHET NË FUTBOLL/ Gjykata Europiane jep verdiktin për Michel Platininë

Ish-presidenti i UEFA-s në vitet 2007-2015 Michel Platini humbi apelimin në Gjykatën Europiane të Të Drejtave të Njeriut për heqjen e përjashtimit për 4 vite nga aktivitetet futbollistike.
Trupa gjykuese prej 7 anëtarësh votoi unanimisht kundër kërkesës së ish-kapitenit të Francës.
Platini akuzohet se ka përfituar 2 milionë $ nga ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater për ta zëvendësuar këtë të fundit në postin e qeverisë së futbollit botëror në vitin 2015.

Për shkak të akuzave dhe hetimeve, Blater dhe Platini dhanë dorëheqjen. Ish-ylli i Juventusit në vitet ’80 ka humbur betejën ligjore për të hequr dënimin në 5 shkallë të gjyqësorit.

blater platiniAi është gjobitur me 62.800 $ për dëmet që i ka shkaktuar futbollit.

Related posts

“JE TU RREJT”/ Elsi Hysaj i punon rreng gruas së tij, shikoni sesi trembet ajo (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

PLAS TEK BAYERNI/ Tifozët inatosen me klubin për rritjen e çmimeve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment