Futboll

Gatusso i zhgënjyer, pranon që Milani gaboi ndaj Arsenalit

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, është shprehur i zhgënjyer me humbjen në shtëpi 0-2 nga Arsenali. Ai ka akuzuar lojtarët që nuk bënë lojë në grup.

Duke i uruar fitoren “Topçinjve”, Gattuso tha se ende asgjë s’ka përfunduar, megjithëse e di shumë mirë se rezultati 0-2 është shumë i vështirë për t’u përmbysur në “Emirates”.

“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne bëmë shumë gabime, nuk luajtëm si ekip dhe Arsenali e meritoi fitoren”, tha Gattuso.

“Ne jemi Milani dhe duhet të respektojmë këtë fanellë. Mund të kishim shënuar sonte. Nuk ka përfunduar ende asgjë, por është shumë e vështirë. Do të japim më të mirën tonë në ndeshjen e kthimit”, deklaroi Gattuso

Related posts

E FUNDIT/ Portieri gafaxhi kthehet të luajë pas 9 muajsh, pritet të luajë ndeshjen e parë me Union Berlin

Delo.autor

ÇËSHTJA “SUAREZ”/ Ministrja italiane: Jam mike e Paraticit, nuk kam bërë krim

Delo.autor

“Nuk kemi para për 22 lojtarë të nivelit të lartë”

Q.Autor

Leave a Comment