Futboll

Gentjan Begeja: Pësuam gola naivë, ky është kontigjenti i Teutës

Teuta mori një fitore mjaft të vuajtur në Lushnjë, teksa golin me vlerë 3-pikëshe e shënoi vetëm në minutat shtesë. Trajneri Begeja vlerësoi 3 pikët, por evidentoi dy golat e pësuar nga skuadra e tij, në mënyrë naive.

Morët 3 pikë me vlerë, por vuajtët shumë. A ishte kaq e fortë Lushnja?
Begeja: Ne kishim vlerësuar ndeshjen në maksimum. Përpos zërave që mund të thoshin që ndeshja ishte e lehtë në letër. Komplimente ekipit të Lushnjës që luftoi. Kemi pësuar 2 gola të falura. Skuadra nuk ka qenë në ekuilibër në ato minuta. Skuadra duhet të falënderuar sepse nuk është e lehtë të kthesh rezultatin 2-0. Sot kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, pavarësisht momentit të pësimit të 2 golave.

Pse ishte e brishtë në mbrojtje skuadra?
Begeja: Ne kemi punuar për të rregulluar problemet në mënyrën se si mbrojmë. Nga java në javë janë po këto gabime. Po kjo është skuadra, këta janë lojtarët, jemi munduar t’i marrim më të mirën.

Mos është çështje fati, i gjithë sezoni i Teutës?
Begeja: Unë mendoj që nuk është çështje fati. Është çështje cilësie. Ka pasur ndeshje që kemi shënuar në fund, por ka pasur ndeshje që jemi ndëshkuar në fund. Kam bindjen duhet të punojmë më shumë në aspektin mbrojtës të skuadrës. Po i referohem ndeshjes të Kukësit, kemi shënuar të parët, jemi ndëshkuar me 2 gola naiv. Skuadra ka gjetur forcë ka reaguar. Gabimet në mbrojtje na paralizojnë shumë. Ne jemi kjo skuadër që jemi. Është e vështirë të reagosh kur pëson gola. Tani do punojmë nuk kemi çfarë bëjmë.

A ndiheni i qetësuar që sulmuesit nuk shënojnë kurrë?
Begeja: Kur ke skuadër që mbrohet mirë, bëhet më e lehtë për fazën e sulmit. Kur ke lojtarë që nuk shënojnë dhe mbrapa pësojnë lehtë, nuk ke çfarë bën është e vështirë. Do vazhdojmë përpara, me këtë skuadër që kemi.

Related posts

Mediat serbe e pyesin për Shaqirin, ja përgjigja e trajnerit të Zvicrës

Sadik.Autor

RRËFEN MBI KARRIERËN E TIJ FUTBOLLISTIK/ Perotti: Ka menduar tërheqjen. Ja pse nuk i gaboj penalltitë

Delo.autor

“SHIHEMI SË SHPEJTI”/ Benzema surprizon të moshuarën 100 vjeçe, i dërgon fanellën e tij si dhuratë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment