Formula 1

Fernando Alonso i lutet McLaren: Më jepni një makinë të shpejtë, diferencën e bëj unë

Kam shumë besim tek vetja dhe e di që kam nevojë për një makinë që të jetë 3 apo 4 të dhjetat më e avashtë se makinat e tjera. Nëse do të ndodhë kjo, atëherë mund të dueloj për fitore, pasi pjesën tjetër të punës do ta bëj unë”, u shpreh Fernando Alonso, që beson se falë përvojës është në gjendje të anullojë diferencën që makina McLaren ka karshi rivaleve të saj në Formula 1. “Në disa pista do të jemi dobët, në disa të tjera mund të fitojmë, por do të jemi gjithnjë mes makinave më të mira në pistë. Nëse arrijmë të eliminojmë disavantazhin që kemi në pjesët e drejta me makinat e tjera, atëherë do të jemi në gjendje të garojmë për fitore”, u shpreh më tej piloti spanjoll, 2 herë kampion bote në Formula 1.

Makina McLaren e Fernando Alonso

Alonso pranon se për të nuk ka qenë aspak e lehtë të ruajë përqendrimin dhe të jetë gjithnjë i motivuar, duke parë problemet që makina McLaren ka patur sezonet e fundit në garë. “Kemi patur shumë ulje e ngritje, nuk flas vetëm për atë që ka ndodhur në garë por edhe për mjaft probleme të tjera. Por në garë jam impenjuar shumë për të qenë i përqendruar dhe për të marrë maksimumin nga makina. Shpresoj që makina e re të mos ketë probleme me motorin, ndërkohë që shoh se telajo e re po përmirësohet vazhdimisht, ndaj nëse motori do të jetë po aq i fuqishëm sa ai i rivalëve, mund të garojmë për fitore”, u shpreh Fernando Alonso, një javë para fillimit të sezonit të ri të Formula 1.

Related posts

Wolff: Hamilton nuk do ta braktisë Mercedes siç bëri Rosberg

Delo.autor

FORMULA 1/ Gara e Spanjës nis me një super aksident (VIDEO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Hamilton piloti më i paguar, Verstappen e Leclerc jashtë podiumit

Delo.autor

Leave a Comment