Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSIT NUK I DEL INATI ME ET’HEMIN/ “Verilindorët” ndjekin çështjen në FIFA. Ja çfarë kërkojnë…

Valon Ethemi u bë zyrtarisht pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, pas një “odiseje” që kaloi në këtë merkato vere. Ai më në fund gjeti ekip dhe kaloi te skuadra që ka në organikë një “koloni” me shqiptarë. “Panorama Sport” zbuloi pak ditë më parë se kontrata mes palëve ishte firmosur dhe mesfushori do të vazhdonte karrierën në Kroaci.

Rreth 10 ditë më parë në të njëjtin ekip shkoi edhe një tjetër ish-futbollist i Kukësit, mbrojtësi Edis Maliqi. Ai u transferua me parametra zero, duke e lënë duarbosh klubin. E megjithatë, verilindorëve nuk u del inati me Valon Ethemin. Edhe pse ai ka marrë ITS-në nga Federata Shqiptare e Futbollit, në klub pretendojnë se ai ka shkelur rregulloret dhe kontratën që kishte me ta.

Gazeta mëson se nuk është vetëm lojtari që po e ndjek këtë çështje në FIFA, pasi me “kokë” i është futur edhe Kukësi. Nënkampionët pretendojnë se lojtari ka qenë nën kontratë me ta dhe se tani do të kërkojnë dëmshpërblim për prishje të njëanshme të marrëveshjes.

Akoma nuk ka një verdikt nga ana e “qeverisë” së futbollit botëror, por që pas lëvizjeve të klubit dhe vetë Valon Ethemi nuk ka dashur që ta mbyllë me kaq këtë histori. Pala mbrojtëse e mesfushorit ka kërkuar gjithashtu dëmshpërblim nga klubi i Kukësit dhe dënimin e këtyre të fundit për kontratë të parregullt dhe pengim të vazhdimit të karrierës së 23-vjeçarit.

Related posts

ÇMENDURIA E DJALOSHIT/ Bëri 800 km për t’i marrë fanellën futbollistit idhull

Isa.Autor

Tifozët e Newcastle, kundër BENITEZIT: Nuk na pëlqen “AUTOBUZI I PARKUAR”

Isa.Autor

KOHË TË VËSHTIRA PËR YLLIN BRAZILIAN/ “Mos më çani…”, Nejmar shpërthen ndaj gazetarëve (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment