Të tjera

Gjuajtja e shkëlqyer e Tiger Woods, që tregon edhe një herë se është një legjendë

Dukej e pamundur, por kjo fjalë nuk është në fjalorin e legjendës së sportit dhe golfistit Tiger Woods. Rrezikoi shumë, por tregoi se është një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kjo ndodhi në vrimën e 16 të turit të pranverës së Valspar Championship, turneu i PGA Tour që zhvillohet në Innisbrok Resort, në verilindje të Tampas, në Florida.

Sportisit 42-vjeçar fitues i 14 çmimeve shfaqi gjithë talentin e tij. Goditja e rradhës nuk ishte aq e mirë dhe topi përfundoi mes pemëve, kështu i nevojitej të ekzekutonte një gjuajtje që të mbetej në garë. Nuk ishte aspak e lehtë. Duhej të rrezikonte shumë sepse ishte shumë afër një peme dhe krahu nuk mund të bënte një hapje të plotë, por ia doli.

 

Kreu një gjuajtje të shkëlqyer, topi kaloi përmes pemësh dhe evitoi liqenin. Me këtë gjuajtje arriti të ruante postin e fituesit që mban aktualisht dhe që aludon për fitoren e tij të parë në PGA Tour që nga 2013. Tiger Woods aktualisht mban vendin e 388 në listën botërore që vjen si pasojë e inaktivitetit të tij të gjatë. Gjithmonë do të jetë numri një.

Related posts

PËRBALLJA FURY-TOM SCHWARZ/ Khabib: Ky është boksieri më i mirë në planet

Delo.autor

Historike, Shqipëria mposht 3-0 Estoninë, medalje bronzi në Ligën e Europës

Sadik.Autor

FORMULA 1/ I pari renditet Vettel, por në Kanada triumfon Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment