Sport Të tjera

PAVARËSISHT SE NUK KA KRAHË/ Triumfi i notarit para-olimpik, ka fituar 4 medalje të arta

Notari para-olimpik kinez Zheng Tao fitoi para pak ditësh medaljen e katërt të artë në Lojërat speciale Tokyo 2020,  pavarësisht se nuk ka krahë.

“Më shiko, unë mund të notoj shumë shpejt, edhe pse nuk kam krahë”, tha notari, pas një gare, në një videdo mesazh për të bijën.

Zheng humbi krahët kur ishte fëmijë, pas një incidenti me rrymën elektrike.

30-vjeçari ka fituar dy medalje në lojërat para-olimpike të Rio 2016 dhe tre në Londër 2012, ndërsa më 1 shtator vendosi rekordin 30.31s, duke mundur bashkatdhetarët e tij Yuan Weiyi e Wang Lichao, që fituan argjendin dhe medaljen e bronztë.

Triumfi i notarit para-olimpik pa krahë, ka fituar 4 medalje të arta

Pasi fitoi garën, Zheng u tha gazetarëve: “Mendoj se kjo ishte një nga garat e mia më të mira ndonjëherë.”

Të gjitha fitoret e tij kanë janë kthyer në rekorde botërore ose para-olimpike. Përdoruesit e medieve sociale u mahnitën nga forca e tij dhe e quajtën 30-vjeçarin “frymëzim ” dhe “burim krenarie”.

Triumfi i notarit para-olimpik pa krahë, ka fituar 4 medalje të arta

Zheng  filloi sportin në moshën 13 vjeç, dhe bëri debutimin e tij ndërkombëtar të notit gjashtë vjet më vonë në Kampionatin Botëror në Holandë. Fitorja e tij e parë në para-olimpiada ishte në Londër në 2012, dhe që nga ai vit ka fituar 9 medalje.

Related posts

STADIUMI BOSH/ FSHF korigjon veten: Me Jordaninë vendosen çmime “Superioreje”

Isa.Autor

ZYRTARIZOHET TEK “ZONJA E VJETËR”/ Rabiot zbulon: Ja dy arsyet kryesore përse zgjodha Juventus

Delo.autor

FORMULA 1/ Zbulohet misteri, piloti mungoi në Gjermani si pasojë e koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment