Formula 1

Hamilton te Ferrari? Ja si përgjigjet Toto Wolff

Lewis Hamilton është shumë pranë rinovimit të kontratës me Mercedes e cila skadon në fund të këtij viti. Piloti britanik pritet që përpara fillimit të Botërorit të ri të Formula 1, të firmosë me skuderinë gjermane edhe për 2 sezone të tjere me një pagë prej 40 milionë Paund për sezon.

 Por kjo kontratë mund të jetë e fundit e 4 herë kampionit të botës me Mercedes, gjë që u pranua edhe nga vete Drejtori i Mercedes, Toto Wolff, i cili tha se nuk do të habitet nëse Hamilton do të shkojë te Ferrari një ditë.

‘Lewis është piloti më i mirë i kohëve modern – tha Wolff në një intervistë për ‘Daily Mail’ – ne duam që ta mbajmë në skuadër për një kohë sa më të gjatë të mundshme. Por unë mendoj se ai do të nënshkruajë edhe një kontratë të fundit pas nesh dhe Ferrari është një skuadër me të cilën të gjithë pilotët duan të garojnë. Gjithsesi mund të them se Hamilton ndihet në këtë moment ndihet shumë mirë te Mercedes’.

Botërori i ri i Formula 1 do të nisë këtë fundjave më Çmimin e Madh të Australisë.

Related posts

FORMULA 1/ Surprizë në provat zyrtare të Turqisë, piloti i ri merr “pole position”-in e parë në karrierë

Delo.autor

FORMULA 1/ Kryhen 2.847 teste, një pozitiv me koronavirus

Delo.autor

FORMULA 1/ Charles Leclerc siguron “pole” edhe në Monza, Vettel ndjek dy makinat Mercedes

Delo.autor

Leave a Comment