Futboll

Hasan Lika nuk fshihet më: Tani synojmë Kupat e Europës

“Sot ishin të dyja, pikët dhe loja e mirë. Pashë një ndryshim rrënjësor te skuadra, krahasuar me ndeshjen e kaluar. U bëmë shumë të rrezikshëm dhe kjo na bëri që ta fitojmë ndeshjen, edhe pse humbëm të tjera raste. Si drejtuesit, tifozët, stafi, të gjithë kanë bërë mire deri më tani. Dua të falënderoj tifozët, që na kanë qëndruar shumë pranë.

Unë e kam thënë që rezultatet do të vinim. Pikërisht, besimi te futbollistët ka bërë që të marrim rezultate pozitive. Kemi dhënë maksimumin në stërvitje, prandaj kemi arritur këto rezultate, që tani na bëjnë të qetë për vazhdimin e kampionatit. Pas sigurimit të mbijetesës, pse të mos mendojmë edhe për objektiv tjetër? I kam kërkuar skuadrës që të luftojë fort, sepse mund të sigurojmë edhe Kupat e Europës. Abazaj përballë dy qendërmbrojtësve të Kukësit?

E vërteta është se vuajti, sepse kishte si markues dy mbrojtës të fortë, si Alla dhe Shameti. Mirëpo, Abazaj mund të përballojë këdo kundërshtar, me cilësitë që posedon. Ruci dhe Beqiri në stol? Ata nuk janë në një gjendje të mirë psiko-fizike. Beqiri kishte probleme edhe muskulare, pastaj këto ishin zgjedhje taktike. Si trajner nuk i largoj lojtarë nga formacioni për t’i bërë shembull. Në rastin konkret, kjo ndodhi vetëm për arsye psiko-fizike”.

Related posts

ZYRTARE/ Fabio Paratici me detyrë të re, emërohet drejtor i skuadrës së…

Delo.autor

Ish-lojtari i Barcelonës: Messi nuk është një lider si Ronaldo

Isa.Autor

Siguria në Shqipëri-Izrael/ Policia: Do të qëndrojmë në këtë pozicion të stadiumit…

Isa.Autor

Leave a Comment