Futboll

Holanda më në fund dinjitoze, 3 gola në pjesën e parë i “mbyllin gojën” Ronaldo-s dhe Portugalisë

Holanda ka treguar se nuk ka marrë fund teksa ka mposhtur pa shumë probleme Portugalinë me rezultatin e pastër 3-0. Ishte një ndeshje e bukur në Stade de Geneve të Gjenevës dhe Holanda shënoi tri herë brenda 45 minutave të para duke mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.

Ishte Depay ai që zhbllokoi rezultatin për holandezët pas një krosi të bukur të de Beek. Pas gjysmë ore lojë Ryan Babel dyfishon rezultatin. Ish-ylli i Liverpool ishte një nga më të mirët në fushë deri në atë moment duke i shkaktuar shumë probleme prapavijës portugeze dhe goli i tij ishte më se i merituar.

Pak sekonda përpara fundit të pjesës së parë kapiteni Van Dijk trefishon rezultatin me një goditje të bukur nga brenda zonës.
Një Ronaldo i lënë në hije dhe i vetmi moment që u fokusua nga kamera ishte kur bëri një simulim dhe kërkoi një penallti.
Pas pushimit ndeshja nuk ndryshoi, megjithëse portugezët u munduan të rihapnin gjithçka dhe Ronaldo kishte dy mundësi të mira përpara se të zëvendësohej.

Ndeshja praktikisht përfundoi kur Cancelo i Inter del me karton të kuq pas të verdhit të dytë. Një miqësore që ka shërbyer për vetëbesimin e Holandës e cila është në një fazë rinovimi.

Related posts

Francë –Itali/ “Gjelat” nuk ndalen dhe shënojnë golin e qetësisë (VIDEO)

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Yjet e Barcelonës zbarkojnë në Manchester, ja sa kushton kostimi i stafit

Delo.autor

Zyrtare/ Rui Patricio nënshkruan me skuadrën e Wolves

Sadik.Autor

Leave a Comment