Futboll Kategoria Superiore Sport

PAMJET E PLOTA PAS SHERRIT/ Ngoo dhe presidenti Laska protagonistët ngjarjes (VIDEO)

Stadiumi “Selman Stërmasi” është i pajisur me kamera sigurie për shkak të problematikave që janë shfaqur javët e fundit me dhunën e tifozëve. Këtë herë, sherri ngjitet në një shkallë më të lartë, te drejtuesit e klubeve dhe futbollistët pas ndeshjes ndërmjet Tiranës dhe Laçit. Takimi u mbyll me rezultatin 1-1 dhe tensioni ishte shumë i lartë.

Kamera e sigurisë e vendosur në ambientet e brendshme të stadiumit “Selman Stërmasi” ka filmuar krejtësisht dinamikën e ngjarjes. Ka qenë një polemikë e presidentit Pashk Laska dhe sulmuesit Michael Ngoo që ka ndezuar situatën. Sulmuesi anglez i është afruar numrit një të klubit kurbinas dhe aty të dy kanë tentuar të godasin njëri-tjetrin.

Kleo Laska, djali i presidentit të Laçit dhe zyrtar i klubit i është drejtuar sulmuesit anglez dhe aq ka mjaftuar që sherri të shpërthejë në masë të gjerë. Një nga futbollistët e dëmtuar është dhe Sefgjini që goditet nga lojtarët e Tiranës. Pamjet filmike janë të qartë për të gjithë protagonistët, të shohim se si do të reagojë Komisioni i Disiplinës.

Related posts

PORTIERI STRAKOSHA NË VËSHTIRËSI/ Lazio mund të sjellë “gardian” të ri. E kërkojnë dhe 3 klube

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Tifozi portugez bën veprimin qesharak, “tallet” keq me kundërshtarin francez (VIDEO)

Delo.autor

OBJEKTIVI I MERKATOS SË JANARIT/ Juventus dhe “Los Blancos” nisin “betejën” për kampionin e botës…

Delo.autor

Leave a Comment