Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Allegri: Ajo që vlen më shumë është fitimi i titullit kampion, duhet të…

Pas fitores 3-0 ndaj Sassuolo, trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, veç analizës mbi lojën e bardhezinjve, është ndalur veçanërisht në dy çështje kryesore në kampin e Zonjës së Vjetër: rekordin e pikëve të mbajtur nga ish-trajneri Antonio Conte, sikurse dhe situata me Dybala, i aktivizuar sërish si zëvendësues.

“Rekordin e pikëve të Conte, të atij Juventus, vështirë që ta thyejmë. E rëndësishme tani ishte të riktheheshim në +11 nga Napoli dhe të tentojmë të shtojmë diferencën në +14 të premten. Më pas do të mendojmë për Champions League”.

“Për mua, ajo që vlen më shumë është fitimi i titullit kampion në Seria A, pastaj nëse bën edhe 1000 pikë, nuk vlen për asgjë. Gjithsesi, në këtë moment duhet të jemi të kujdesshëm dhe të aftë për të hipotekuar pikë”.

“Dybala, bashkë me Bonuccin është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje se të gjithë këtë vit te Juventus. Mund të them se u tregua shumë i zoti, sepse të shtunën mbrëma me atë sjellje, për të cilën kërkoi falje, arriti të gjejë energjinë për të bërë një javë stërvitore dhe të rikthehet në maksimum, në vendin e duhur dhe i përqendruar për ndeshjen e sotme”.

“Sepse sot, në 15 minuta bëri gjëra të jashtëzakonshme. Njëlloj si Emre Can, si Bentancur. Skuadra po rritet, ka shumë ndeshje dhe unë duhet të bëjë zgjedhjet e mia. Në fund, fiton e gjithë skuadra dhe jo vetëm njëri prej futbollistëve. Unë më shumë se 10 futbollistë, nuk mund të fus në fushë, duke mos përfshirë portierin që nuk më përket mua si zgjedhje”, deklaroi trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri.

Related posts

“EL CLASICO” E LEGJENDAVE/ Real Madrid mposht Barcelonën me përmbysje

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI/ RONALDO dhe JUVENTUSI sulmohen nga huliganët para sfidës me…

Isa.Autor

AKSIONI FANTASTIK/ Goli i dytë i Tiranës, “përmbys” Besëlidhjen

Delo.autor

Leave a Comment