Futboll Seria A Sport

HIJA E CONTES/ Deklarata e parë sezonale, GATTUSO sqaron tifozët kuqezinj

Një gabim i Kessie nga pika e bardhë e penalltisë i ka dhënë humbjen e parë sezonale Milan-it në sfidën kundër Manchester United, por Rino Gattuso duket edhe më i lumtur për të ardhmen e tij pas telefonatës që ka bërë me presidentin Scaroni.

“Jam i qetë, jam i lumtur që jam dëgjuar në telefon me presidentin. Jam një trajner 40-vjeçar që duhet të përmirësohem shumë, por unë nuk e kthej kokën pas për të fyer atë”, janë këto fjalët e para të trajnerit të kuqezinjve pas përballjes me “Djajtë e Kuq”.

Më pas ai vijoi që të flasë edhe për drejtuesin e ri të kuqezinjve, brazilianin Leonardo. “Në të kaluarën kam pasur diçka me atë, por janë sqaruar shumë vite më parë. Tani prioritet është që të çojmë Milan-in atje ku e meriton”.

Pas 26 penalltive, të cilat përcaktuan ndeshjen me rezultatin final 9-8 për Manchester United pasi Kessie gjuajti traun e portës ai tha. “Dua të them se prisja më pak, jam i lumtur që bëmë këtë prezantim. Më pëlqeu mentaliteti i të rinjve tanë, pa frikë, duke provuar përherë që të luajnë, jam i befasuar. Reina? Nuk e kam zbuluar sot, kemi dy portierë të mëdhenj dhe do të gjejmë një zgjidhje. Suso është lojtar i rëndësishëm, një vlerë e shtuar për këtë Milan”, përfundoi trajneri i kuqezinjve.

Related posts

SHKËLQYEN ME TOTENHEMIN/ Shkrinjar: Jemi skuadër solide! Sa e bukur muzika e Champions-it

Isa.Autor

FUTBOLLISTI KILIAN DREJT LARGIMIT NGA “CAMP NOU”/ Barcelona nuk e llogarit më Arturo Vidal, e ardhmja e tij tek…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Bomberi Lukaku “fal” Italinë, shpërdoron rastin e artë. Spinacola bën heroin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment