Futboll

Ja 4 personat që do të vendosin fatin e Arsene Wenger tek Arsenali

E ardhmja e trajnerit francez Arsene Wenger te skuadra e Arsenal mund të jetë në fund pas 22 vitesh në Premier League, ku fitoi vetëm 3 tituj kampionë dhe 7 herë trofeun FA Cup. E përditshmja britanike “The Mirror” ka deklaruar sot se 4 persona do të diskutojnë në fund të këtij sezoni për fatin e Wenger, nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit sezonin tjetër apo jo.

 

Ata janë: Jaeon Rosenfeld, Raul Sanllehi, Sven Mislinat dhe Ivan Gazidis, që gjithashtu do të caktojnë edhe trajnerin e ri në rast ndryshimesh, me italianin Massimiliano Allegri në “pole” për ta zëvendësuar.

Katër personat që do të kenë në duart e tyre fatin e Wenger janë drejtues të lartë të klubit londinez, ndërkohë që fjalën e fundit do ta thotë Gazidiz, që do t’ia transmetojë vendimin presidentit të skuadrës Stan Kroenke dhe djalit të tij Josh. Aktualisht, skuadra e Arsenal ndodhet në vendin e gjashtë në Premier, 13 pikë larg vendit të katërt që të kualifikon në Champions League, ku ndodhet skuadra e Tottenham. Sot, ekipi londinez do të luajë në fushën e tij ndaj Watford, një përballje që konsiderohet e lehtë për “topçinjtë”, që në mesjavë fituan 2-0 ndaj Milanit në Europa League.

Related posts

GOLI I YLLIT SHQIPTAR NË EUROPË/ Jasir Asani në “survejim” nga dy ekipe turke, ja emrat

Delo.autor

ZYRTARE/ SPANJA shpalos kandidaturën për BOTËRORIN e vitit 2030

Isa.Autor

DILEMA PËR KLUBIN E RI/ Conte merr këtë vendim ndaj Icardit

F.autor

Leave a Comment