Futboll

Marcelo: Neymar 400 milionë? Unë kam kushtuar gjashtë milionë…

Ashtu si Zidane, edhe Marcelo beson se brenda pak viteve ndoshta çmimi 400 milionë euro do të jetë normale në tregun e transferimeve.

400 milionë euro, kaq kërkon Paris Saint Germaini që ta lë të lirë futbollistin që e bleu verën e vitit 2017 për 222 milionë euro nga Barcelona, Neymarin, raporton AS.

Lidhur me çmimin e kërkuar nga PSG-ja gjatë ditës së djeshme u pyet Zinedine Zidane, që tha se ndoshta në një të ardhme të afërt kjo do të jetë diçka normale. I të njëjtit mendim është edhe Marcelo.

Këto deklarata tregojnë se Los Blancos e duan Neymarin në “Santiago Bernabeu” dhe ndoshta gjatë verës mund të bëjnë çmendurinë më të madhe në futboll.

“Jam me atë që tha Zidani, ndoshta në 10 vitet e ardhshme do të jetë çmim normal, unë kam kushtuar gjashtë milionë kështu që nuk e di. Nuk e di aktualisht sa kushton (Neymari)”, u shpreh Marcelo, që më pas foli edhe për lëndimin e brazilianit.

“Është lëndim i vështirë, më ka kushtuar shumë për t’u kthyer kur jam lënduar ngjashëm. Është lëndim i rëndë, por Neymari do të kthehet më i fortë se kurrë më parë

Related posts

E BUJSHME/ Kontratë të përjetshme, Mançester Siti josh Leo Mesin

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Teuta: Zhbllokon rezultatin Teuta, Latif dërgon topin në rrjetë (video)

Isa.Autor

“SHPËRTHEN” NDAJ DREJTUESVE TË BARCELONËS/ Ish-futbollisti Stoichkov: Po njollosin një mit, janë të pafytyrë!

Delo.autor

Leave a Comment