Futboll

Juventus-Atalanta, bardhezinjtë kanë mundësinë të “arratisen”

Juventus do të presë Atalanta-n mbrëmjen e së mërkurës, një ndeshje e vlefshme për javën e 26-të të Serisë A, e cila u shty për shkak të motit të keq.

Bardhezinjtë kryesojnë në kampionat me një pikë avantazh ndaj Napoli-t dhe do të kenë mundësinë ta çojnë në katër pikë këtë diferencë dhe të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt titullit të shtatë radhazi, një arritje e parealizuar më parë në historinë e futbollit italian.

Skuadra e Massimiliano Allegri-t nuk ka pësuar asnjë humbje në 22 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet. Gjithashtu, torinezët kanë marrë 11 fitore radhazi në kampionat. Që nga fillimi i 2018-ës, Juventus nuk ka shënuar shumë gola, me përjashtim të fitores 7-0 të arritur kundër Sassuolo-s.

Por, nga ana tjetër, porta e Buffon ka mbetur e paprekur në tetë ndeshje radhazi të Serisë A. Falë kësaj ecurie, vendasit kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

Juventus nuk ka arritur vetëm dy nga ndeshjet e këtij kampionati që ka luajtur në shtëpi. Përballë bardhezinjve do të jetë një Atalanta që është akoma në garë për një pozicionim në zonën europiane.

Zikaltrit kanë marrë 11 pikë në pesë ndeshjet e fundit dhe nuk kanë humbur asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në transfertë duke marrë pesë fitore dhe dy barazime.

Gjithsesi, Juventus ka dominuar përballjet direkte me bergamaskët dhe nuk ka pësuar një humbje kundër tyre që nga viti 2002

Related posts

E KONFIRMON SHEFI I PREMIER/ Sezonin e ardhshëm stadiumet do të hapen plotësisht për tifozët

Delo.autor

Jo vetëm De Gea/ Ja gafat më të BUJSHME të portierëve në Botëror (VIDEO)

Sadik.Autor

“ISHIN 40 TIFOZË TË CHELSEA-T”/ Florentino Perez ndez gjysmëfinalen e Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment