Futboll

Shpëtim Duro: U kërkoj falje tifozëve, Flamurtari do të reagojë shpejt

Flamurtari do të presë në shtëpi Kamzën, ditën e mërkurë, në kuadrin e javës së 25-të të Superiores. Pas dy humbjeve radhazi në transfertë, ndaj Vllaznisë dhe Laçit, për të cilat Shpëtim Duro u ka kërkuar falje tifozëve vlonjatë, trajneri kuqezi pret kthesën nga të tijtë.

Në një konferencë për shtyp, Duro do të nënvizonte mes të tjerash: “Eshtë situata më e keqe nga fillimi i sezonit. Kemi bërë paraqitje të mira gjatë gjithë garës, porn ë tri ndeshjet e fundit kemi gabuar. Për mua personalisht kanë qenë tri humbje të paparashikueshme në të gjitha aspektet.

Këtu kam parasysh rezultatet, tri humbje, kartonët dhe dëmtimet. Janë shumë faktorë, që u bashkuan bashkë dhe kanë ndikuar negativisht në performancën e skuadrës. Pra, jemi në një situatë jo të mirë, ndaj duhet të reagojmë. Dihet se çfarë na ka ndodhur neve në javët e fundit.

Në Shhkodër na janë mohuar dy penallti, kurse në Laç e panë të gjithë gjykimin skandaloz. Ishte akti i tretë i një skenari, që ka filluar që në fazën e parë. Kemi pasur edhe mungesa, por kam besim se skuadra do të kthehet ajo e dy fazave të para.

Një skuadër e fortë është ajo që di të ringrihet. Kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe profesionistë, të cilët nuk e meritojnë të jenë në këtë situatë. Kamza? E njoh mirë dhe di të them se është kundërshtar i fortë, që do të na e bëjë të vështirë nesër në Vlorë.

Me këtë rast, duke premtuar reagim, dua t’u kërkoj falje edhe në emër të skuadrës, tifozëve të Flamurtarit për rezultatet e fundit. Së bashku do të dimë të ringrihemi. Me mbështetjen e tifozëve, Flamurtari do të kthehet në vendin që meriton”.

Related posts

SKANDALI TEK PARTIZANI-TIRANA/ Përplasja e tifozërive në Elbasan, ja momenti kur i vihet zjarri një makine (VIDEO)

Delo.autor

Llullaku vazhdon të shkëlqejë në Rumani, asist në barazimin e Astras (VIDEO)

Isa.Autor

Juventusi shfaq interes për sulmuesin e Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment