Futboll Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E RINOVIMIT/ Mirabeli: Munda Raiolën, Donaruma firmosi kur ai doli nga dhoma

Masimiliano Mirabeli ka zbuluar disa prapaskena të panjohur për sa i përket rinovimit të Donarumës te Milani. Në një intervistë për “Libero”, ish-drejotri sportiv i Milanit zbulon se ka mposhtur Raiolën, menaxherin e portierit.

“Munda Raiolën, por kurrë nuk do ta shihni të ndodhë sërisht me një si ai. Ishte kryevepër që u mbyll pa asnjë komision. Më thoshte se nuk ka rinovuar me Galianinm, e jo më me mua e disa kinezë që nuk i njihte”, tregon Mirabeli.

“E keni pyetur veten pse Donaruma postonte në rrjetet sociale dhe më pas fshiheshin?. E thjshte, Raiola i shkruante, unë i fshija. Ose historinë me provimin që braktisi Donaruma. Ishte Raiola ai që e çoi në Ibiza me avionin e tij privat për të na e larguar. Ditën e fundit të negociatave tha se nuk do të firmos, do të iki. Sapo ai doli nga dhoma, Xhixho çlirohet, merr stilolapsin dhe firmos pa praninë e tij”, zbulon Mirabeli.

Related posts

TRIUMFOJNË NË “BERNABEU”/ “Los Blancos” mposht me përmbysje Sevillan

Delo.autor

“TOPI I ARTË”/ Një lojtar i Interit në listë, ja cilët janë favoritët sivjet…

Delo.autor

PO KALON NJË MOMENT “MAGJIK” NË LA LIGA/ Falcao dhe rituali special që solli shkarkimin e Koeman (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment