Futboll

Armando Sadiku e sheh gotën gjysmë plot pas humbjes

Armando Sadiku:

“Nuk na lejuan shumë hapësira. Fizikisht ishin pak më mirë se sa ne. Nuk na favorizoi terreni i rënduar. Kjo bëri që të pësonim humbje me goditje këndi. Trajneri provoi edhe nuk ia dolëm. Kemi dhe lojtarë të rinj në ekip që duhe përshtatur.

E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe nuk na doli ashtu siç donim, na munguan rastet dhe aty erdhi defekti, ekipi rival na sulmoi. Pjesën e parë nuk shënuam asnjë rast. Ta marrim me pozitivitet këtë ndeshje, në qershor kemi dy takime të tjera.

Trajneri ka kohë. Të shohim përpara, kemi treguar se jemi një skuadër me cilësi. Kjo është baza për të ardhmen, sot nuk duhet të shohim vetëm rezultatin, por edhe gjërat pozitive, terreni e favorizoi rivalin, me pasime nga poshtë. Ata ishin më të gjatë se ne. Kualitetin e kemi në ekip dhe mund të përballojmë çdo skuadër, vetëm duhet të shohim përpara dhe të jemi pozitiv” – theksoi Sadiku.

Related posts

TALENTI SHQIPTAR ARRITI AKORDIN ME REAL MADRIDIN/ Sekretari teknik i klubit: Ai është shumë i fortë…

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare të takimit çerekfinal mes Brazilit dhe Belgjikës 

Isa.Autor

“ÇMENDET PORTIERI I FRANCËS”/ “Akrobati Areola”, kap traversën me këmbë

Isa.Autor

Leave a Comment