Futboll

Klevis Dalipi: E dominuam tërësisht lojën, Vllaznia pati vetëm një rast të rrezikshëm

Klevis Dalipi foli pas ndeshjes ndaj Vllaznisë

“Jam i kënaqur nga loja që krijoi skuadra. Tentuam në pjesën e parë t’i kapnim por një pasë e fundit mungoi. Gjithsesi, duke ditur që luanim ndaj një ekipi si Vllaznia që i duheshin patjetër pikët jam i kënaqur. Përveç një korne ku rrezikoi Vllaznia e kemi dominuar ne lojën. Kam besim te elementet që kam në përbërje.”

dalipi

Cani?

Patjetër që do të ketë minutat e tij, por nuk mund ta krahasojmë me ndeshjen ndaj Luftëtarit sepse kërkohej patjetër rezultati sot, ndërsa me Luftëtarin ishte ndryshe. E dija që Vllaznia do të rrezikonte nga goditjet standarte parandaj më duhej shtatlatësia e Canit.

Loja më e mirë me Luftëtarin se me Vllazninë?

Ndeshjet ndryshojnë nga njëra tjera. Është më ndryshme kur luan ndaj një ekipi që i ka jetike pikët. Sot nuk mundëm t‘i shfrytëzonim ato raste që kishin, sepse i kishim mundësitë edhe ta fitonim sfidën.

Pse nuk rrezikuat ta fitonit këtë sfidë?

Ndërrimet u bëmë që të mund të përfitonim nga goditjet standarde, por gjithashtu donim edhe të shfrytëzoinim vertikalizimin e Lukasit dhe Prognit. Tani kemi më pak javë për ta përgatitur ndeshjen.

Related posts

ËSHTË NË NJË PRITJE TË ËMBËL/ Shikoni FOTOT e Vilma Mashës me linjat e rrumbullakosura

Delo.autor

VIDEO/ Nuk ka ‘mëshirë’ për Sassuolon, Juventus shënon edhe golin e katërt

Q.Autor

HOFFENHEIMI NGUSHTON REZULTATIN/ Shënon golin Nico Schuëz (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment