Futboll

Kupa e Anglisë, “Pulëbardhat” sfidojnë “Djajtë”

Chris Hughton dhe “Pulëbardhat” e tij do të kenë një detyrë shumë të vështirë mbrëmjen e së shtunës kur të shkojnë në fushën e Manchester United në kërkim të një vendi në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë. “Djajtë e Kuq” do të kërkojnë të harrojnë sa më shpejt eliminimin e pësuar të martën e kaluar në 1/8-at e Champions League kundër Sevilla.

Skuadra e Jose Mourinho-s ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet, por sot do të ketë një mundësi të mirë për t’i dhënë fund kësaj ecurie. Në fakt, Brighton e ka pasur shumë të vështirë të gjejë rrugën e golit në ndeshjet e këtij kampionati që ka luajtur në transfertë.

“Pulëbardhat” kanë marrë 6 humbje dhe 3 barazime në 9 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur larg shtëpisë duke shënuar vetëm dy gola. Ndërkohë, Manchester United ka marrë katër fitore dhë një barazim në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Brighton.

Gjithashtu, “Djajtë e Kuq” kanë shënuar të paktën dy gola në 6 nga 7 takimet e fundit të Kupës së Anglisë dhe nuk kanë pësuar gol në 5 nga këto takime.

Related posts

Brozovic-Sevilla/ Transferimi drejt dështimit, Spalletti kërkon zëvendësues

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Akordi Barcelona-Manchester City, ja super operacioni që dështoi në merkaton e verës…

Delo.autor

BYLIS-VLLAZNIA/ Marku nga këndi harkon në zonë, Avdiaj ndëshkon për shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment