Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Skënderbeu. Pranë golit korçarët, Abibi shpëton portën

Po luhet në “Selman Stërmasi” supersfida mes Tiranës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Korçarët e Orges Shehit vijnë në këtë përballje pas triumfit në shtëpi ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Tirana barazoi në transfertë ndaj Luftëtarit.

bandicam 2019-05-04 15-09-29-473

Përballje delikate për skuadrën e Memës, që në 31 javë ka arritur të sigurojë 37 pikë, 3 më shumë se Kastrioti i vendit të parafundit. Një rezultat negativ ndaj kampionëve në fuqi, do ta ndërlikonte jashtë mase çështjen e mbijetesës.

Tirana-Skenderbeu

Ndërkohë nga ana tjetër Skënderbeu synon një vend që të çon në kupën e Europës, teksa aktualisht pozicionohet në vendin e 5-të me 46 pikë.

bandicam 2019-05-04 15-03-24-659

Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat, ku bie në sy aktivizimi i Muzakës si titullar.

TIRANA-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE: 

23′ Krasniqi rrëzohet në zonë, pas një dueli brenda zonës me Hoxhallarin, por gjyqtari Alla vazhdon lojën.

22′ Aksion i bukue i Tiranës nga krahu i djathtë. Krosim në zonë, por Vangjeli ndërhyn saktë, para se Oduamadi të gjuajë me kokë.

17′ Pranë golit Tirana me Goxhën që godet bukur me kokë brenda zonës, por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje.

15′ Muzaka kroson bukur nga e djathta, pas pasimit të Bregut, ndërhyn saktë mbrojtja bardheblu, duke larguar rrezikun.

10′ Tirana provon të kundërpërgjigjet me Sentamun, por ky i fundit nuk merret vesh me Halilin, duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

8′ Pranë golit Skënderbeut. Alesio Abibi shpëton portën nga një gol i sigurtë, duke neutralizuar gjuajtjen e Bregut në hyrje të zonës.

5′ Tirana shfaqet më kërkuese në këto minuta të para, por korçarët nuk lënë hapësira në prapavijë.

1′ Ka nisur sfida.

Related posts

Nemanja Matic: Pogba është lojtari kryesor te Manchester United

Sadik.Autor

ISH-FUTBOLLISTI I NJOHUR/ Roberto Fernandez: Ja kush është mbrojtësi më i mirë i historisë

Delo.autor

Kështu shprehet Ronaldo për golin e mrekullueshëm me gërshërë kundër Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment