Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Ranierit i vjen keq për SPALLETTIN, kërkon durim për RONALDON dhe GATTUZON

Claudio Ranieri është kokë e këmbë i zhytur në futbollin anglez, por nuk i shpëton asgjë as nga ai italian, të cilin e ndjek përmes TV. Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport, italiani komenton atë që po ndodh në Serie A këtë sezon.

Juve meriton fjalinë e parë. “Ronaldo u ble për shumë arsye: është lider, ka forcë, mentalitet fituesi, përvojë ndërkombëtare. Edhe golat do të vijnë, por duhet të njohë më mirë kampionatin italian”, thotë Ranieri.

Inter konsiderohej si anti-Juve, por deri tani ka qenë gjithçka tjetër përveç se kjo. “Më duket se po shfaqin të njëjtët probleme si sezonin e ardhshëm. i takon Spallettit që të gjejë një zgjidhje. Pjesa e parë kundër Torinos ishte e mrekullueshme, por pastaj ndryshoi gjithçka. Mendoj që Modric do të kishte qenë i nevojshëm për skuadrën. Është një lojtar që i jep thellësi lojës. Nuk i di detajet e bisedimeve, por kam përshtypjen se përqendrimi për aq gjatë tek ai i hoqi mundësinë drejtuesve të merreshin me një emër alternative”.

Milan ka zhvilluar vetëm një ndeshje por për Ranierin skuadra ka shumë për të dhënë. “Më pëlqen shumë, Milani dhe Gattuso. Duhet vetë që t’i jepet koha e duhur. Milani do të bëjë një sezon të madh sepse është klub i fortë dhe për më tepër janë rikthyer disa emra të mëdhenj që do të sjellin përvojën e tyre”, shprehet tekniku italian

I pyetur për të ardhmen e tij, pasi momentalisht nuk ka marrë asnjë skuadër në drejtim, Ranieri thotë: “Kam pasur oferta jashtë Europës, por kam refuzuar. Më simulon shumë Gjermania, por problem i gjuhës nuk është për t’u anashkaluar. Por jam shumë kureshtar edhe për Portugalinë, pasi ka kampionë në fushë dhe trajnerë shumë të mirë”.

Related posts

RAYO VALLECANO-BARCELONA/ Falcao driblon me klas Pique dhe ndëshkon “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Messi driblon çdo kundërshtar dhe shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Tirana, Kurbinasit ushtrojnë presion. Mane gabon shënjestrën

Delo.autor

Leave a Comment