Futboll

Laçi për fitore në Durrës, por mungon portieri Selmani

Këtë fundjavë bardhezinjtë do të kërkojë të realizojnë “pokerin” e fitoreve në transfertën e “Niko Dovanës” përballë Teutës. Natyrisht etja për pikë e “Djemve të Detit” nuk do t’ua bëjë të thjeshtë detyrën laçianëve, megjithatë gjatë këtij edicioni përballjet direkte flasin për kurbinasit, që kanë marrë një fitore dhe një barazim.

Tekniku Mezani ka një problem të rëndësishëm që është mungesa e kapitenit Gentian Selmani. Portieri, i cili po vuan nga një dëmtim muskulor, u kthye ndaj Kamzës, por ishte një veprim i nxituar pasi situata u përkeqësua dhe “gardiani” do të qëndrojë jashtë afërsisht 3 javë. Në portë do të aktivizohet Vata.

Gjithmonë për skuadra pa shumë histori thuhet që synojnë ëndrrën europiane, por në rastin e Laçit kjo shprehje mund të konsiderohet edhe si mungesë respekti, duke qenë se ky klub sezon pas sezoni po dëshmon se është një realitet i qëndrueshëm dhe jo më një surprizë.

Related posts

BARAZIM I BARDHË/ Cutrone gabon në fund, Torino ndal Milanin në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

Largimi i Ajetit/ Torino kurseu 260 mijë euro me futbollistin shqiptar

Isa.Autor

PSG-ja gati ta largojë Kurzawan, alarmohet Barcelona

Q.Autor

Leave a Comment