Boks

Surpriza, Mayweather po stërvitet për t’u rikthyer në ring dhe jo në MMA

Të gjithë ëndërrojnë që Floyd Mayweather të bëjë një ndryshim në karrierën e tij dhe të debutojë në artet marciale mikse, por duket se kampioni amerikan i boksit, 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, ka të tjera plane. Kështu mendon Chael Sonnen, një ish-sportisti i arteve marciale mikse, që ka thënë se Mayweather po mendon të zhvillojë edhe një duel tjetër në ring.

“Floyd nuk ka për të debutuar ndonjëherë në MMA, pasi ai do të duelojë sërish në ring. Po jua them dhe konfirmoj se aktualisht Mayweather është duke u stërvitur për të zhvilluar edhe një tjetër duel në sportin e boksit”, u shpreh Sonnen për televizionin TMZ. Prej kohësh përflitet se në gjysmën e dytë të këtij viti, Mayweather do të debutojë në MMA, ndaj dhe ka nisur stërvitjen për këtë sfidë.

Related posts

SFIDË E FORTË NË KAFAZ/ Nunes: S’kam asgjë për të humbur, fitoj gjithnjë kur nuk jam favorite

Isa.Autor

NË GJURMËT E IKONËS/ Nipi i Muhamed Alisë fiton me “KO” ndaj Westley në raundin e tretë (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI I BOKSIT/ Beqiri ndalet në gjysmëfinale, por i dhuron Shqipërisë medaljen e bronzit

Delo.autor

Leave a Comment