Futboll

Leo Messi nuk do të jetë në Malaga për arsye personale

Leo Messi nuk do të jetë në Malaga. Grumbullimi i tij me Barcelonën për këtë ndeshje ka rënë si mundësi në minutën e fundit. Klubi katalanas ka raportuar se argjentinasi nuk udhëton me ekipin për ndeshjen në “La Rosaleda” për arsye personale. Në vendin e tij hyn kolumbiani Yerry Mina. Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka njoftuar sot listën e të grumbulluarve për ndeshjen që ekipi i tij do ta luajë të shtunën kundër Málaga, në fushën e kësaj të fundit, që korrespondon me javën e 28-të të La Liga-s. Vendin e të dëmtuarit Andrés Iniesta e ka zënë Aleix Vidal. Të dëmtuarit Denis Suárez, Nelson Semedo dhe Andrés Iniesta, të cilët u lënduan në ndeshjen e fundit të La Liga-s, nuk do të udhëtojnë në Málaga.
Lista e Valverde për këtë transfertë përbëhet nga 18 lojtarët e mëposhtëm:

Ter Stegen

Jasper Cillessen

Gerard Piqué
Jordi Alba
Digne
Sergi Roberto
Umtiti
Vermaelen
Rakitic
Busquets
Paulinho
André Gomes
Coutinho
Aleix Vidal
Luis Suárez
Leo Messi
Dembélé
Paco Alcácer

Related posts

PIKANTE PARTIZANI-FLAMURTARI/ Batha kapet me tifozët, Dajës nuk i del e keqja me…

Delo.autor

“PO PËRMIRËSOHEM PAS DËMTIMIT”/ Mesfushori Vidal zbulon ëndrrën: Kjo gjë më la pa gjumë…

Delo.autor

REAL MARID-LEVANTE/ Morales MPOSHT porterin Courtois me një SUPER GOL dhe rihap sfidën ndaj “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment