Futboll

Ronaldo ka një këshillë për Neymar para Botërorit të Rusisë

Me Kupën e Botës në Rusi që po afrohet dhe me Neymar, që po riaftësohet nga lëndimi i tij, Ronaldo këshilloi bashkëkombësin e tij që “të përqëndrohet vetëm te shëndeti dhe të përpiqet ta mbrojë veten nga presioni, sa më shumë që të jetë e mundur”, duke shtuar se “jam i sigurt se shërimi i tij do të jetë shumë më i shpejtë sei imi dhe se ai do të jetë në Kupën e Botës”.
Duke menduar në lidhje me opsionet e kombëtares braziliane në Kupën e Botës së kësaj vere, ish-futbollisti i mirënjohur ka thënë: “Unë kam një ndjenjë të mirë për ekipin brazilian. Kombëtarja jonë ka kaluar nëpër kohë të vështira, por në vitet e fundit ka bërë një punë të mrekullueshme dhe ka fituar shumë besim. Lëndimi i Neymar është shumë i pafat, por jam i bindur se ai do të rikuperohet në kohë. Ne, gjithashtu, mund të mbështetemi në lojtarë të tjerë, që janë shumë të mirë”. Ish-sulmuesi i Real Madridit mori pjesë në një ngjarje me “Nike”, ku kujton ndjenjën e fitimit të Kupës së Botës si diçka “të pabesueshme, fantastike dhe unike”.

Related posts

JUVENTUS – ROMA/ për t’ia prishur Juves ecurinë e përkryer në ligë (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

SHKËLQEU NË SUPERIORE ME KASTRIOTIN/ Ylli De Silva drejt largimit. Në drejtim të tij kanë mbërritur katër oferta

Delo.autor

Pikante në tribuna/ Presidenti i Francës “tërbohet” nga gëzimi, presidentja kroate i afrohet dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment