Futboll

Letra prekëse e ish-futbollistit të Kombëtares: Jetoj keq, me vetëm 170 euro

Legjenda korçare e futbollit, Teodor Vaso ka bërë publike jetesën e vështirë që po jeton në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ish-lojtari i Kombëtares ka bërë publike një letër të hapur duke rrëfyer se jeton vetëm me pensionin 170 eurosh.

Ish-mbrojtësi flet për padrejtësitë që janë bërë ndaj tij ndër vite.

Letra e plotë nga Teodor Vaso:

“Të nderuar dashamirësit e mi, të nderuar qytetarë dhe sportdashës. Jam i detyruar që pas shumë vitesh t’iu paraqes ju për njohje ndodhitë dhe problemet e mëposhtëme. Jetoj me pension 170 euro, sepse në vitin 1996 si arsimtar me shkollë të lartë, më pushuan nga puna pa asnjë motivacion dhe pensioni më doli më i ulët se koleget e mi trajnerë dhe mësues. Bej të ditur që jam i vetmi në Shqipëri si mesues dhe trajner, me 46 ndeshje ndërkombetare, 20 prej tyre me ekipin Kombetar që marr këtë pension. Me vendim të Këshillit të Ministrave, që del çdo vit, ju është akorduar pension i veçantë shumë bashkë kolegeve të mi. Dokumentat për këtë çështje paraqiten në këshillin e qarkut të çdo qyteti perkatës.

Dokumentat e noterizuara duhet të vërtetojnë meritat e veçanta, si tituj, medalje etj. Ju lutem dashamirësve të lexojnë me kujdes kalvarin e një historie të pabesueshme, jo për akordimin e PENSIONIT, por për mënyren anti-zyrtare që është ndjekur për një figure sportive kombetare të nivelit ndërkombetar.

Para pak kohesh, kryetarja e Qarkut të Korçës, Irena Nika, nuk denjoi të pranonte dokumentat përkatese, megjithëse kishte dhe është detyrim zyrtar, tha kam 300 të tilla. Me rastin e 100 – vjetorit të shoqërisë “Vllazeria”, Këshilli i bashkisë Korçë aprovoi për 26 personalitete të sportit korçar “EMBLEMA E ARTE E QYTETIT”, klubi shumë sportsh në foton e publikuar për medaljen në fjalë, nxorri 21 personalitete.

Më pas, nga fotoja në muzeun e klubit, e hoqi foton e Teodor Vasos duke e retushuar me të trajnerit të volejbollit, Pandi Gellci, me merita të veçanta, megjithëse komisioni i klubit nuk e kishte propozuar. Në vendimin e Këshillit të qarkut, me medaljen që nuk janë në foto, jane dhe Ilia Teneqexhi, Jovan Melka, Sotiraq Dhamonica, Artur Kreka, Rafail Dishnica, retushimi vazhdoi me veprime të tjera duke mos lajmëruar kur personalitete shtetërore kanë bërë takim me sportistë, i tillë ishte dhe kur ish-presidenti Bamir Topi bëri takim e ndau tituj në një rast feste dhe pyeti: “ku e kini T.VASON”, e i thanë është lajmëruar por nuk ka erdhur. Për këto e të tjera si kët, kam vazhduar që t’i bëj prezent tek autoritetet përkatëse por nuk marr përgjigje.

Kështu, Emblemën e Artë me vendimini e Këshillit të bashkisë, e heq nënpunëesja Tatjana Marashi, sikur të jetë vetë Këshilli Bashkiak. Meqënëse shumë dashamirës apo sportdashes nuk kanë njohje, duhet të bej të ditur. Sipas vlerave që duhet të kenë kërkuesit apo ato që emërtesat i kërkojnë për merita të veçant,a po cilësoj.

Jam njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të FUTBOLLIT shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane. Më 17 -12-1967 jam cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Jam cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998.

Po këtë vit jam dekoruar me medaljen E ARTE për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit më 1998. Këshilli Bashkiak i Korçës me vendimin e tij, me akordoi “EMBLEMA E ARTË E QYTETIT”. Kam bërë 46 ndeshje ndërkombetare, nga këto 20 me ekipin përfaqesues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçare, sipas statistikave zyrtare të botuara.- Me respekt dhe nderime”!

 

Related posts

TENSIONE TEK KOSOVA/ Mediat vendase zbulojnë prapaskenat, Muriç përplaset fizikisht me Zhegrovën. Ja çfarë ndodhi…

Delo.autor

“TRIPLETA E MILANIT”/ Kuqezinjtë i marrin tri SUPER futbollistë CHELSEAS në JANAR

Isa.Autor

PROBLEME FINANCIARE/ Ja kush janë 4 klubet që rrezikojnë përjashtimin nga Superliga

F.autor

Leave a Comment