Futboll

Ndëshkoi Kukësin, rrëfehet sulmuesi i Skënderbeut: Gjatë pushimit Daja na shkundi…

“Ujku” e la gjurmën në dëborën e “Zeqir Ymerit”. Dy gola të Ali Soues e kthyen takimin në një rezultat që nxjerr përfundimisht Kukësin nga lufta për titull dhe kurorën e nis për në Korçë.

E tillë ishte situata e krijuar në ndeshjen e djeshme mes Kukësit dhe Skënderbeut, ku, pavarësisht 5 mungesave të ekipit të parë, Soue mori mbi supe gjithë kundërshtarët dhe vendosi i vetëm takimin.

Në një intervistë për “Panorama Sport” sulmuesi i Skënderbeut tregon atë që e përmbysi atë paraqitje jo të mirë të pjesës së parë dhe “luftën” e hapur me mbrojtjet kundërshtare.

“Mund të them se trajneri na shkundi në pushim. Na kërkoi që të hynim në fushë me mentalitetin e fituesit, të një ekipi të madh që ka bërë krenar të gjithë Shqipërinë në Europë. Këto fjalë na prekën në sedër dhe arritëm të ndryshonim në 45 minutat e dyta”, tha ndër të tjera Soue në intervistën e tij.

 

Related posts

BARCELONA-BAYERN/ Hoeness kritikon “Katalanasit” para super sfidës: Nuk është më model, ka falimentuar

Delo.autor

Reus-Schurle-Gotze në fushë së bashku, Dortmundi ëndërron me tre fantastikët

Q.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Shikoni “perlën” e talentit të Real Madridit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment