Formula 1

Lewis Hamilton ka një apel të fortë për të gjithë

Ishte një gabim i vogël në llogaritje nga ana e Mercedes, ajo që shkaktoi humbjen e Lewis Hamilton në çmimin e madh të Australisë.

Të dielën, piloti britanik dukej të ishte në rrugën e duhur për të siguruar trofeun e parë të sezonit. Do të ishte suksesi i tij i 63 në Formula 1, nëse nuk do të kishte hyrë në pistë Virtual Safety Car, një moment të cilin gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel e shfrytëzoi më së miri ndaj rivalit të tij anglez.

Një gabim në llogaritjet te kompujterat te Mercedes, që e pranoi edhe vet drejtuesi kryesor i skuadrës Toto Wolff. Koha në të cilin Hamilton duhej të rrinte të pistë në krahasim me Vettel nuk ishin llogaritur siç duhej. Duke reflektuar pas incidentit të kësaj gare, që ishte dhe e para e sezonit, Hamilton do të kishte dashur që këtë gabim ta kishin shkaktuar njerëzit dhe jo pajisjet elektronike.

“Është një sforco e madhe e skuadrës, por i beson shumë kompjuterëve, me kaq shumë data dhe me kaq shumë teknologji që duhet të shpikësh strategji, do të doja që të ishte më shumë personale dhe njerëzore.

Do të dëshiroja që kontrolli të ishte në duart e mia, sepse ashtu siç e kam thënë, ndjej se po pilotoj si gjithmonë. Realisht mund të them që isha i lumtur për mënyrën se si garoja.

Në çdo rast, do ta marr këtë eksperiencë në garën e ardhshme, do ta aplikoj ekzaktësisht ashtu siç bëra fundjavën që lamë pas dhe do të përpiqem të rritem personalisht” deklaroi për faqen zyrtare të Formula 1, piloti 33-vjeçar. Në fakt nuk ishte vetëm Ferrari i Sebastian Vettel ai që u paraqit mirë, pasi dhe Kimi Raikkonen siguroi vendin më të ulët të podiumit.

Related posts

PREJ 5 VITESH NË KOMA/ Dokumentar për Michael Schumacher, ja kur do të publikohet

Delo.autor

PO I AFRON DITËLINDJA/ “BILD” zbulon sesi jeton Schumacher 5 vjet pas aksidentit

Delo.autor

FORMULA 1/ Kryhen 2.847 teste, një pozitiv me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment