Formula 1

FITOI TITULLIN E 7-TË KAMPION BOTE NË F1/ Britania e Madhe nderon Lewis Hamilton, piloti merr titullin “Sir”

Piloti britanik Lewis Hamilton, që këtë vit fitoi titullin e 7-të kampion bote në Formula 1, së shpejti do të marrë titullin “Sir” dhe do të jetë Baron. Këtë nderim e kanë marrë më parë edhe pilotët e tjerë britanikë Jackie Stewart, Jack Brabham dhe Stirling Moss.

Hamilton e kishte merituar edhe më parë këtë titull, por fakti që jeton në Montekarlo e pengonte në kryerjen e procedurave diplomatike. Tashmë ai ngërç është kaluar dhe, sipas “Daily Mail”, ka qenë vetë kryeministri britanik Boris Johnson ai që zgjidhur çështjen.

Për pasojë, Lewis Hamilton do të hyjë në listën diplomatike të personave që jetojnë jashtë kufijve të Britanisë së Madhe. Ceremonia pritet të organizohet në Buckingham Palace të Londrës

Related posts

FERRARI DOMINON NË MONZA/ Raikkonen merr “pole position”, lë pas Vettel, Hamilton…

Isa.Autor

Alonso: Sezoni më i vështirë i karrierës, por jam gati për çdo sfidë

Q.Autor

FERRAI NË “ALARM” PAS PROVAVE ZYRTARE/ Vettel: Nuk e kuptojmë se çfarë po ndodh

Delo.autor

Leave a Comment