Të tjera

Luiza Gega: Faza përgatitore në Tiranë pa kushtet minimale, krenare që jam tek më të mirat e botës

Atletja Luiza Gega, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se i ka dhënë fund sezonit dimëror, dhe pret që të nisë sezonin veron, ku do të ketë në program edhe Lojërat Mesdhetare dhe Kampionatin Europian të Atletikës. Siç shkruan, ajo dëshiron të kryejë një fazë përgatitore jashtë Shqipërisë për këto evente. Më poshtë, reagimi i plotë i Gegës.

Pamje nga gara ime dje ku per fat te keq nuk munda te jem ne finale dhe pse e dija qe do ishte shume e veshtire pasi dhe per mua ka qene shum vit i veshtire stervitje. Te beja fazen pergatitore ne Tirane pa infrastukture minimale ( shume ndryshe nga shoqet e mia te gares) dhe te jem perseri me me te mirat e botes te them te drejten me ben te ndihem vertet e kenaqur dhe krenare per cfar kam arritur dhe pse sigurisht kam mundesi per me shume. Gjithsesi jam shume e motivuar per cfare do te sjell sezoni i veres, kam gara shume te rendesishme dhe ndihem gati per te filluar pergatitjen. (Shpresoj shume qe vemendja nga shteti te ndryshoj sado pak)

Me kto foto nga gara ime e fundit zyrtarisht mbyllet dhe sezoni dimeror dhe zyrtarisht hapet pergatitja per sezonin veror  i cili sigurisht do te jet me i rendesishmi per mua.
Ndihem e motivuar pasi kam dy gara shume te rendesishme sic jan Lojrat Mesdhetare dhe Kampionati Europian.
Per fat te mire koha po ngroh dhe do ti kem pak me te lehta kushtet e stervitjes dhe pse plani im eshte te shkoj te kryej nje faze te shkurter te stervitjes jasht vendit ( shpresoj te realizohet) dhe me pas ta vijoj ate ne qytetin e Korces sapo te ngrohi dhe pak koha pasi per momentin eshte e pamundur.

Related posts

GRAND PRIX “BUDAPEST 2019″/ Nora Gjakova mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Delo.autor

“PEKIN 2022″/ 129 persona të infektuar në fshatin olimpik

Delo.autor

Hamilton do të nënshkruaj kontratë të re me Mercedesin

Q.Autor

Leave a Comment