Futboll Seria A

Massimiliano Allegri: Jam i lumtur tek Juventus

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka hedhur poshtë thashethemet se ai mund të largohet nga gjiganti italian, duke thënë se ka kontratë me klubin deri më 2020 dhe është i lumtur aty ku është.

Trajneri italian e ka fituar titullin në Serie A me Juventusin në tri vitet e fundit radhazi dhe është në rrugë të mirë ta bëjë një gjë të tillë për herë të katërt këtu sezon teksa skuadra e tij ndodhet në vendin e parë ne tabelë, si dhe ende është në garë për tituj në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

Arritjet e tij nuk kanë kaluar në heshtje, me thashethemet se Arsenali dhe Paris Saint-Germaini janë të interesuar për të në mesin e klubeve tjera.

Megjithatë, Allegri insiston se është i lumtur në Juventus dhe nuk do të lëvizë nga aty.

“Çdo gjë lidhet me rezultatet”, ka thënë Allegri për Premium Sport.

“Nëse fiton je i mirë, nëse humb je më pak i mirë. Kam kontratë deri më 2020 dhe jam i lumtur këtu”, shtoi ai.

Related posts

Higuain, meningjit, pikturë dhe… 30 vite të mbushura me sekrete!

Q.Autor

“KAM QËNDRUAR JASHTË PËR…”/ Mbaron makthi për ish-yllin e Milan, kthehet në fushë pas 32 muajsh

Delo.autor

SHOKOHEN madrilenët/ Konfirmohet mungesa e madhe kundër Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment