Futboll

Massimo Moratti: Interi është sikur një grua e bukur po e llastuar

Massimo Moratti ka thënë se të jesh tifoz i Interit është njëjtë sikur ta duash një grua të bukur e llastuar me të cilën është e vështirë të merresh.

“Interi është si një grua e bukur por llastuar, të cilën është vështirë ta kontrollosh”, ka thënë Massimo Moratti.

Mbrëmë Interi e shënoi 110 vjetorin e themelimit duke e zbuluar Hall of Fame të klubit dhe Moratti, bashkë me babanë e vet Angelo – morën çmime speciale për kontributet e tyre.

“Pas Interit qëndron një e kaluar e përbërë nga ëndrrat dhe miqtë e bashkuar. Interi ka kuptim të vërtetë dhe është ndër gjërat që i kam dashur më së shumti në jetë”, ka thënë ish-presidenti zikaltër për RMC Sport.

“Babai im ka qenë gjeni që ka mundur ta shohë të ardhmen. Ai na dha përgjegjësi të madhe. Shumë shpesh, vuajtja lidhet me ngjyrat e këtij klubi, por për mua këto vite kanë qenë po ashtu prekëse dhe na dhanë mundësinë t’i fitonim disa trofe”, shtoi ai.

Related posts

Spanjë – Marok/ Zbulohen formacionet e mundshme me plot surpriza

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Statistikat e Partizani-Tirana, ja çfarë duhet të dini për super sfidën e sotme

Delo.autor

DËNIMI I MANCHESTER CITY NGA UEFA/ Reali gati të “rrëmbejë” dy yjet e anglezëve, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment