Futboll Seria A Sport

Bonucci “tradhëtari i penduar”, tifozi i Juventusit “përplaset” me mbrojtësin në stërvitje

Natyrish që nuk ka qenë një kthim i lumtur për Bonuçin te Juventusi. Qendërmbrojtësi italian u kthye pas një viti në Torino, por tifozët bardhezi nuk i kanë rezervuar një pritje miqësore. Të luash për Milanin është një tradhëti e pafalshme dhe me një fakt të tillë ai është përballur në qendrën stërvitore të kampionëve të Italisë.

Njëri prej tifozëve e ka pyetur direkt:” Kur do të kërkosh falje për tradhëtinë që bëre vitin e kaluar?” 31-vjeçari është përgjigjur pa u menduar gjatë:” Nuk kam pse të përgjigjem me fjalë!”.

Ai i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje ku ka rigjetur shokët e tij të dikurshëm. Bonuçi kaloi te Milani vitin e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Allegri. Por sezoni katastrofik i kuqezinjve dhe sulmet nga tifozët për performancën e dobët e bënë Bonuccin të pendohej dhe të kthehej aty ku bëri emër si njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë.

Related posts

E KRAHASUAN ME “PLESHTIN”/ Gerard Deulofeu: Rikthimi te Milani? Pse jo, i kam dyert e…

Delo.autor

PIOLI NDRYSHON GJITHÇKA TEK MILAN/ Pas derbit 5 lojtarë të rinj në fushë titullarë sonte ndaj Celtic

Delo.autor

MERKATO E VERËS NË SUPERIORE/ Nga Teuta te Partizani dhe Tirana, ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani…

Delo.autor

Leave a Comment