Formula 1

Mercedes, Wolff nuk i trembet vetëm Ferrarit e Red Bull

Botërori i Formula 1 mund të mos jetë një garë vetëm mes Mercedes dhe Ferrari apo dhe Red Bull. Është i bindur për këtë drejtori i përgjithshëm i i skuadrës gjermano-angleze, Toto Wolff, i cili në një intervistë të dhënë për “Autosport” pranoi se ka parë rritjen edhe të disa makinave të tjerave, përveçse atyre që konsiderohen si favorite. “Pres që Mercedes, Ferrari dhe Red Bull të jenë në gjendje të fitojnë garat dhe të luftojnë për titullin kampion. Por më pas janë edhe skuadra si McLaren, Renault e Haas më përpara se të tjerat. Për Max Verstappen dhe Valtteri Bottas nuk e kanë pasur të mundur të kalojnë këto makina.”

Një çështje shumë e debatueshme që pas çmimit të Madh të Australisë, është prezantimi i Valtteri Bottas në Melbourne me Toto Wolff i cili përpiqet të shuajë disi zjarrin. “Ka parakaluar më shumë persona se gjithë të tjerët: Stroll, Ocon e Vandoorne, të tre u zhdukën, më pas e ndihmoi shumë edhe hyrja në pistë e makinës së sigurisë.

Ritmi i tij ishte i madh dhe nuk mund të ishte në 10 më të mirët nëse nuk do të ishte për këtë.” Në fakt në Australi pritej më shumë nga Mercedes, me Hamilton që në provat zyrtare siguroi pole position me një kohë shumë të mirë, por që gjatë garës ishte Sebastian Vettel ai që shkëlqeu, duke i rrëmbyer vendin e parë. Edhe Kimi Raikkonen ishte në formë, pasi finlandezi kompletoi podiumin.

Related posts

Wolff: 5 tituj radhazi për Mercedes, ja kush është më i bukuri

Isa.Autor

“BORA NUK ËSHTË IDEALE, NE…”/ Gruaja e Schumacher rrëfen për herë të parë si ish-piloti e parandjeu aksidentin

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Dy pista të Formula 1 nuk tërhiqen, por largojnë tifozët

Delo.autor

Leave a Comment