Formula 1 Sport

Raikkonen: Botëror i çuditshëm, surprizat po vendosin fatin e garës

Kimi Raikkonen i është rikthyer garave të para sezonale të Botërorit 2018 në Formula 1, duke deklaruar se ky sezon duket shumë i çuditshëm, me disa rezultate befasuese për shkak të situata të krijuara në pistë gjatë garave. “Është shumë e vështirë të thuash sot për sot se cila skuadër ëhstë më e mirë dhe të përcaktosh një renditje.

Mendoj se të gjitha makinat po reagojnë dhe sillen në mënyra të ndryshme. Ndoshta gara e fundit në Shangai u vendos edhe nga fakti se cila skuadër i menaxhoi më mirë gomat, ndërkohë që deri më tani mjaft i rëndësishëm ka qenë faktori i makinës së sigurisë”, tha finlandezi i “kokëkues”.

Më tej, pilot ii Ferrarit shtoi: “Për mendimin tim, është më bukur kështu, që garat janë të hapur deri në fund, enigmatike, pasi edhe tifozët argëtohen më shumë. Askush sot nuk arrin të parashikojë se kush mund ta fitojë garën, pasi secila ka patur surpriza brenda saj.

Variacionet e vogla kanë ndikuan në rezultatin e garës. Gomat po luajnë rola këtë sezon, ndaj të shohim se si do të shkojnë gjërat deri në fund”, tha Raikkonen. “Personalisht jam disi i kënaqur nga rezultatet e deritanishme edhe pse kam patur mundësinë për më mirë, por siç e thashë situatat ndikojnë për mirë apo për keq”, tha Raikkonen.

Related posts

Zviceranët e gdhijnë pas fitores me Serbinë, flamuri shqiptar valëvitet në mes të Rusisë(FOTO)

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Cungu kritikues: Kur kalon rezultate të tilla, një ekip i pjekur duhet të…

Delo.autor

COLELLA DREJT LARGIMIT/ Synohet ndarja me konsensus, Partizani në negociata me trajnerë kroatë

F.autor

Leave a Comment