Futboll

Milan hidhet në sulm për mesfushorin e pakënaqur të Real Madridit

Milan po monitoron situatën e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos, i cili gjithnjë e më shumë ka gjasa të kërkojë të transferohet në një klub tjetër gjatë merkatos së kësaj vere për shkak të mungesës së minutazhit.

Drejtuesit e kuqezinjve Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli e kanë identifikuar atë si një prej objektivave kryesore, megjithëse aftësia e tyre për të nënshkruar me mesfushorin do të varet shumë nga aftësia e tyre për të respektuar rregullat financiare të UEFA-s.

21-vjeçari është i vendosur të largohet nga “Los Blancos”, pasi e ka kuptuar, se trajneri Zinedine Zidane nuk e ka në planet e tij për formacionin bazë. Në të vërtetë, ai është i hapur për idenë e transferimit në “San Siro” vitin e ardhshëm.

Mirabelli tashmë ka përfunduar marrëveshjet për të sjellë Pepe Reina dhe Ivan Strinić në Lombardia, respektivisht nga Napoli dhe Sampdoria, por tani ka në fokus edhe dy lojtarë me peshë. Presidenti i “Los Blancos” Florentino Pérez ka gjasa të kërkojë 40 milionë euro për ish-yllin e Real Betis. “Djalli” do të jetë në gjendje të përballojë një shpenzim të tillë, për sa kohë që ata nuk kufizohen prej sanksioneve të vendosura nga UEFA.

Related posts

Superkupa e Europës me DY RISI, përqafohet RREGULLI i Botërorit të Rusisë (DETAJE)

Isa.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME NË PREMIER/ Treshja sulmuese e Liverpoolit shënon më shumë se 14 skuadra

Delo.autor

Trajneri Southgate edhe në “Katar 2022” , me Belgjikën pritet formacioni klasik

Isa.Autor

Leave a Comment