Futboll

Mjeku i Bayern me akuza të forta ndaj Pep Guardiolës

Pep Guardiola është akuzuar nga mjeku i Bayern Munich për mënyrën e drejtimit të skuadrës, duke vendosur sukseset përpara formës së lojtarëve gjatë kohës që trajneri ishte në krye të klubit bavarez. Muller-Wohlfahrt u largua nga kampionët e Gjermanisë në vitin 2015 për shkak të mosmarrëveshjeve me teknikun katalanas, pas pothuajse 40 vitesh në “Allianz Arena”.

Guardiola fitoi tre tituj Bundesliga gjatë tre sezoneve që ishte në krye të Bayern, përpara se të largohej nga klubi në verën e vitit 2016. Më pas Muller-Wohlfahrt u rikthye në postin e tij Nëntorin e kaluar, kur Bayern emëroi sërish Jupp Heynckes në krye të skuadrës pas shkarkimit nga detyra të Carlo Ancelottit.

Në një intervistë emocionale të dhënë për ZDF, 75-vjeçari nuk i kurseu kritikat dhe foli ashpër ndaj 47-vjeçarit për stilin e tij të menaxhimit duke vendosur në dyshim karakterin e tij.

“Guardiola e anashkaloi plotësisht rëndësinë tonë në klub. Nuk kishte të bënte me riaftësimin e lojtarëve, por vetëm me lehtësimin e dhimbjeve. Nuk kishte të bënte me shërimin e dëmtimeve, ishte plotësisht kundër filozofisë sime.

Ai me nënvlerësonte mua dhe mbivlerësonte veten e tij dhe mendonte se dinte më shumë nga të gjithë, por unë isha shumë i madh për të. Kisha një status shumë të mirë në klub. Ai nuk mund ta duronte këtë fakt, që të isha në të njëjtin nivel me të, kështu që unë duhesha të qortohesha dhe ai i përdori të gjithë për të më sulmuar.

Mendoj se Guardiola është një persona me vetëbesim të ulët që bënë gjithçka për ta fshehur atë nga njerëzit e tjerë. Për shkak të kësaj ai duket se jeton në frikë të vazhdueshme. Jo për shkak të humbjeve, por për shkak të humbjes së autoritetit dhe fuqisë ndaj të tjerëve.” 

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ As kundërshtarëve nuk i besohet, Celina realizon një EURO GOL në Angli (VIDEO)

Delo.autor

“I LINDUR PËR DASMA”/ Te Napoli kërcejnë me muzike shqiptare në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

SHËNOHET GOLI I VITIT/ Gervinho MREKULLON me stilin  “alla” Weah (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment