Moto GP

Jorge Lorenzo nuk kërkon të shpërqendrohet, ka objektiv vetëm titullin

Në fund të këtij sezoni skadon kontrata e Jorge Lorenzo me Ducatin. Qëllimi i skuadrës është të rinovojë marrëveshjen me pilotin spanjoll, por ndoshta me një zvogëlim të ndjeshëm të uljes së pagës, për të pasur mundësi të mbajnë në skuadër edhe Andrea Dovizioso.

Momenti jo shumë i mirë që po kalon nuk e vendos pilotin 30-vjeçar në një pozicion fort tërheqës për bisedimet e reja, por që gjithsesi duket se ky është një fakt që nuk e shqetëson, dhe diçka të tillë e shpreh edhe në intervistën e dhënë për “Autosport”: “Nëse unë do të arrij rezultate, vlera ime do të jetë edhe më e lartë.

Por në rast të kundërt do të më kushtojë pak. Fatmirësisht kam disa rekorde shumë të mira dhe kjo gjë të ndihmon gjithmonë”.

Më pas Jorge Lorenzo flet për pritshmëritë e tij në këtë sezon të ri, pas një debutimi aspak me fat: “E vetmja gjë me rëndësi për mua është që të garoj sa më shpejt me këtë motor dhe të arrij fitoren time të parë sa më shpejt të jetë e mundur.

Pjesën tjetër të punës ia le në dorë menaxherit tim dhe nuk harxhoj as një minutë kohë për ta menduar. Prioriteti im është të përfundoj atë që kam nisur, të përpiqem të jem i dyti që fitoj titullin kampion për Ducatin. Por që kjo të ndodhë duhet të fitoj një garë, më pas një tjetër e kështu me radhë.” Gara e parë e këtij sezoni u fitua nga Andrea Dovizioso, ndërsa ndalesa e radhës në Moto Grand Prix është pas 10 ditësh në çmimin e Madh të Argjentinës.

Related posts

MOTO GP/ Nga operacioni në palestër, piloti Marc Marquez mesazh rivalëve

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Shikoni macen që “rrëzon” pilotin nga ekrani i televizorit (VIDEO)

Delo.autor

Lorenzo akuza Ducatit: Nuk besuan asnjëherë tek aftësitë që unë disponojë

Sadik.Autor

Leave a Comment