Futboll

Mos-regjistrimi i zgjedhjeve nga Gjykata, reagon zyrtarisht FSHF-ja

Pas lajmit të bërë publik pa orë më parë, ku Gjykata e Tiranës konstatoi zgjedhjet për kreun e FSHF-së duke mos regjistruar vendimet e Asamblesë së 7 shkurtit, ku sipas gjykatës ka pasur shkelje me listën e anëtarëve, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrës për shtyp pranë FSHF-së.

fshf-logo-standartizim

“FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumenteve shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion” shkruhet në faqen zyrtare të FSHF-së.

Related posts

Formacionet zyrtare: Fiorentina – Milan

Q.Autor

EURO 2020/ Kosova “provë force” ndaj rivalëve direkt në grup

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Legjenda e “topçinjëve”, Emery: Granit Xhaka më shqetëson seriozisht…

Isa.Autor

Leave a Comment