Futboll

FSHF ngre zërin për sulmin ndaj trajnerëve

Ngjarjet e pahijshme në futbollin tonë, të jemi realistë, ndodhin përditë. Megjithatë, kur bëhen kaq problematike dhe kur arrin që një trajner kërcënohet me jetë, atëherë mund të themi se situata ka dalë nga kontrolli. Ernest Gjoka u kërcënua me thikë, Ervis Krajës iu çanë gomat e makinës në Shkodër, ndërsa mëngjesi i sotëm ka qenë i turpshëm, pasi Migen Memellit iu çua thika në fyt nga një prind i një futbollisti të skuadrës së Tiranës U-17.

FSHF nuk mund të marrë masa, normalisht, sepse këto janë punë të stërvitshmërisë së përditshme që iu takojnë klubeve që ndërtojnë strukturën dhe mënyrën sesi stërvitet një ekip. Megjithatë, institucioni më i lartë i futbollit në vendin tonë ka dënuar sulmin që është kryer ndaj Memellit. Me anë të një deklarate për shtyp, ata kanë reaguar si më poshtë:

FSHF, duke marrë shkas nga ngjarja e sotme e sulmit karshi trajnerit të ekipit të moshës U-17 të KF Tirana Migen Memelli, një fenomen ky, fatkeqësisht i përsëritur pas rastit të teknikut Gjoka në Shkodër, sërish ngre zërin dhe dënon me forcë një veprim të tillë, tërësisht aspak fair dhe maksimalisht të papranueshëm për familjen tonë të futbollit.

Të tilla ngjarje që po përsëriten për fatin e keq në fushat stërvitore duhet të shërbejnë për të rritur në maksimum sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin qytetar dhe atij sportiv.

Asnjë rrethanë nuk legjitimon kurrsesi kalimin në ekstrem dhe ndërmarrjen e veprimeve agresive karshi njerëzve që punojnë cdo ditë dhe angazhohen shpirtërisht me futbollin. Për më tej ky është një shembull po kaq i keq edhe për fëmijët që po ndërtojnë karrierën e tyre.

FSHF, si edhe në rastin e agresionit karshi trajnerit të Vllaznisë Gjoka, edhe në këtë rast me trajnerin Memelli e ndëshkon me forcë këtë rast të shëmtuar dhe inkurajon trajnerin Memelli dhe të gjithë teknikët e tjerë të vazhdojnë të ushtrojnë misionin e tyre, trajnimin në futboll.

Nga ana tjetër klubet respektive duhet të rrisin në nivele të larta vigjilencën dhe masat e tyre paraprake që të parandalojnë të tilla fenomene që nuk i shërbejnë aspak lojës dhe familjes sonë.

Fatmirësisht edhe ky inicident nuk kishte komplikacione shëndetësore, por shërben për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë të tilla fenomeneve, dhe për të ndërgjegjësuar të gjithë në respektimin e punës së trajnerit, duke dënuar çdo humbje kontrolli apo agresion të shëmtuar.

Related posts

PARA NDESHJES ME FIORENTINËN/ Gatusso kthen në formacion rebelin…

Delo.autor

Sergio Ramos: Është një nga sezonet më të dobët të Real Madrid-it

Q.Autor

KA NJË TË ARDHME PREMTUESE/ Real Madridi refuzon tri oferta për 21-vjeçarin, ja vlera “stratosferike”…

Delo.autor

Leave a Comment