Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Trajneri më i mirë zgjidhet Arteta, ja formacioni ideal i javës së parë

Java e parë e Premier League është arkivuar (edhe pse mungojnë në apel ndeshjet e Manchester City-t dhe Manchester United) dhe kategoria kryesore e futbollit anglez ka vlerësuar protagonistët, të përfshirë në formacionin ideal të Alan Shearer.

Ka patur hapësirë edhe për dy njohje të  futbollit italian, ish-lojtari i Atalanta-s, Castagne (gol kundër Leicester), dhe ish-ylli i Napoli-t, Allan (mes më të mirëve në fitoren e Everton kundër Tottenham).

Nuk mund të mungonte Salah, autor i një tregolëshi kundër Leeds, dhe Ëillian, që ka dhënë tre asiste në debutimin e tij me fanellën e Arsenal-it.

Trajneri më i mirë është zgjedhur Mikel Arteta: Topçinjtë kanë shkëlqyer në fitoren e marrë në fushën e Fulham-it.

Formacioni i zgjedhur nga Shearer: (4-3-3) Guaita; Castagne, Gabriel, Saiss, Digne; Hendrick, Allan, Willian; Salah, Vardy, Wilson. Trajner: Arteta.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Barcelona e “Zonja e Vjetër” nisin bisedimet për shkëmbimin e bujshëm…

Delo.autor

Nuk ndalet PSG-ia/ Edinson Cavani shënon golin dytë ndaj Les Herbiersit (VIDEO)

Sadik.Autor

KËRKOHET BILETA E PARË ÇEREKFINALE E BOTËRORIT/ Publikohen formacionet zyrtare të Kanada-Marok

F.autor

Leave a Comment