Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-BYLIS/ Sherr në fund të lojës, arbitrat dalin në fshehtësi. Ja çfarë nuk u pa

-Të paktën 4000 tifozë ishin në stadium për ndeshjen e parë të 2020-ës. Si zakonisht dy grupet e mëdha ishin në çdo cep të stadiumit, ndërsa në qendër pjesa më e madhe e tifozëve. I pranishëm në stadium në krah të presidentit Refik Halili dhe Besnik Kapllanaj ishte edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, shoqëruar nga ndihmësi Ervin Bulku si dhe presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima. Mirsad Jonuz, Adolfo Sormani, Ardian Mema ishin në stadium për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Bylisit. Dy të parët do të luajnë për disa javë me ekipin bardheblu dhe Bylisin dhe për këtë qëllim kanë qenë në stadium për të ndjekur bardheblutë.

23232323232323

-Para se të ekzekutohej penalltia e Bylisit, Tefik Osmani thërret Vangjelin për t’i treguar se si i gjuan Hidi penalltitë. Korçari shkon te Lika dhe i thotë diçka. Ilioni kap krahun, por nuk ia del që të ndalë gjuajtjen e portierit kundërshtar.

-Në fund të ndeshjes janë shënuar disa incidente. Një civil, i cili shoqëronte drejtuesit e Bylisit, është përballur me disa tifozë të Tiranës. Ai ka hipur mbi parmakun e tribunës, por është qetësuar nga të pranishmit, ndërsa Kapllanaj ka ftuar për qetësi dhe kush do të sqarohet, le të dalë jashtë.

Pas golit të shënuar trajneri Dovedan hyri në fushë dhe replikoi me gjyqtarin Jorgji për prekjen me dorë të Kalesë. Në rastin e golit të dytë, futbollistët ballshiotë protestuan ashpër ndaj gjyqtarit Enea Jorgi dhe anësorit Emigers Ganxhi me pretendimin se sulmuesi bardheblu shënoi pasi preku topin me dorë. Protestave të lojtarëve të Bylisit iu bashkua dhe tekniku serb Veljko Dovedan, i cili hyri sërish në fushë kur ndeshja ende nuk kishte përfunduar dhe iu ankua Jorgjit për dy golat e shënuar të bardhebluve, të cilët pretendojnë se u shënuan në mënyrë të parregullt.

bandicam 2020-01-22 18-59-22-792

-Të ashpër ishin tifozët e Bylisit, të cilët u kishin zënë pusi gjyqtarëve. Këta të fundit, duke parë situatën për të mos u përballur me tifozët vendosën të dalin në fshehtësi nga dera e pasme e stadiumit në errësirë të plotë. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, në fund të takimit u duk i mërzitur. Për mediat ai tha se nuk ishte as i qetë dhe i qartë për atë që kishte ndodhur në stadium. Nga ana tjetër, Vejlko Dovedan pa mbi 10 herë me përsëritje golin e shënuar të Tiranës në minutën e 96-të.

Related posts

JUVE I BËN “GOL” MILANIT/ Pasuesi i Bonuccit mbetet në infermieri, do mungoi GJATË

Isa.Autor

“LARGIMI IM, LAJM I RREMË”/ Marotta: Më mërzit fakti që Kumbulla zgjodhi Shqipërinë

Delo.autor

Vendimi i KAS-it, reagon klubi i Skënderbeut: Ja çfarë do të ndodhë

Sadik.Autor

Leave a Comment