Futboll

Cavani vendos finalen e China Cup ndaj Uellsit

Edison Cavani ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e tij të 100-të me Uruguain në finalen e China Cup ndaj Uellsit.

Gazetat kishin theksuar duelin mes Suarez dhe Gareth Bale, por ai që bëri diferencën ishte Cavani me golin e tij të 42-të ndërkombëtar.

Suarez ishte i pafat teksa goditu shtyllën dy herë në pjesën e parë. bale dhe Uellsi, që mposhtën bindshëm Kinën me rezultatin 6-0 në gjysmëfinalen e turneut, nuk ishin në gjendje të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
 Një dëmtim i mbrojtësit të Atletico Madrid Jose Gimenez ishte e vetmja gjë negative për Uruguain e Oscar Tabarez.

Bale dhe Suarez, dy rivalë në nivel klubesh, ndanë një përqafim të ngrohtë në tunel përpara se të zbrisnin në fushë dhe ylli uruguaian për pak sa nuk i dha avantazhin ekipit të tij në minutat e para por vetëm shtylla i mohoi golin.

Ndeshja nuk u ngrit në nivelin e pritur dhe kjo për shkak të mbrojtjes rigoroze nga të dyja anët. Gjithsesi goli i Cavani-t bëri që ndeshja të mos shkonte në shtesë apo penallti.

Related posts

Lila: Të gjithë na braktisën, por tani u rikthyem. Ja pse Panuçi më pëlqen kur…

Isa.Autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja me kë e pa Andrea Agnelli derbin e Torinos…

Delo.autor

TRAJNERI BËN FILOZOFIN/ Mourinho: Nëse nuk mund të fitosh, të paktën mos…

Isa.Autor

Leave a Comment