Futboll Seria A Sport

MAKTHI GJERMAN/ Juventus sfidon Bayern Munchen dhe tabunë 13-vjeçare

Transferimi i Cristiano Ronaldo tek Juventus për 117 milionë euro ka qenë tema kryesore e kësaj vere, por vëmendja e bardhezinjve do të kthehet te fusha në orët e para të mëngjesit (01:00 me orën tonë) të së enjtes, kur do të ndeshen me Bayern Munich në International Champions Cup. Fatkeqësisht, ylli portugez nuk do të jetë i pranishëm në turneun amerikan dhe nuk është i vetmi. Paulo Dybala, Gonzalo Higuain, Juan Cuadrado, Mario Mandzukic, Douglas Costa, Blaise Matuidi dhe Sami Khedira janë akoma me pushime pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Fatmirësisht, “Zonja e Vjetër” ka shumë alternativa në ekip, pa harruar se italianët kanë qenë pushim gjatë verës për shkak se Italia nuk ka marrë pjesë në Botëror. Alex Sandro, Andrea Barzagli, Federico Bernardeschi, Giorgio Chiellini dhe Miralem Pjanic pritet të jenë në fushë, po ashtu si blerjet e reja, Emre Can dhe Joao Cancelo.

Edhe Bayern do të ketë disa mungesa të rëndësishme në ekip. Manuel Neuer, Jerome Boateng, Mats Hummels, Joshua Kimmich, James Rodriguez, Thiago Alcantar dhe Robert Leëandoëski janë akoma me pushime. Gjithsesi, trajneri Kovac do të ketë në dispozicion yje të tjerë, si Kingsley Coman, Franck Ribery dhe Arjen Robben. Mungesat e shumta nuk kanë qenë një problem për kampionët e Gjermanisë të shtunën e kaluar, kur ata mundën 3-1 Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të International Champions Cup.

Statistika
– Të gjitha 10 përballjet e mëparshme mes Bayern dhe Juventus janë zhvilluar në Champions League, me bavarezët që kanë një ecuri më të mirë. Ata, në fakt, nuk kanë humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe kanë fituar katër prej tyre.

– Juventus ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e luajtura në International Champions Cup që nga 2013.

– Herën e fundit që Juventus ka mundur Bayern, ka qenë në 2005-ën.

Related posts

Miqët nga Rusia barazojnë rezultatin në “Emirates Stadium”

Sadik.Autor

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Garë e fortë për Coutinho, “Special One” i prish punë dy klubeve rivale

Delo.autor

KOMBËTARJA U-21/ Taulant Seferi: Kemi shumë talente, me Spanjën u mundëm sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment