Futboll Seria A Sport

NGA 35 MILIARDË TEK TEK DROGA/ Jonathan Bachini: Luaja me Roberto Baggion, tashmë jam….

Të rinjtë e sotëm, nëse u përmend emrin Jonathan Bachini dhe u thua që ka qenë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Serisë A italiane, të shohin çuditshëm dhe të pyesin: “Kush? Me kë ka luajtur ky?!”.

Në fakt, nuk kanë faj, sepse bëhet fjalë për një futbollist që në vitet ’90 mund të ngjitej në majën e botës dhe përfundoi në humnerë, duke shkatërruar karrierën e vet premtuese.

Bachini tashmë është 43 vjeç, debutoi në Serinë A me Udinese-n në vitin 1997, duke shkëlqyer, aq sa në 1999 e bleu Juventusi. Në Torino nuk mahniti, luante rrallë titullar dhe që aty trajektorja e tij nisi rënien.

Në 2001 u huazua te Brescia për pak muaj dhe më pas Juventusi e kaloi te Parma, në një prej transferimeve më të bujshme të historisë së futbollit, që tashmë kujtohet t kështu: “Buffon nga Parma tet Juventus për 105 miliardë (70 miliardë lireta, plus kartonin e Bachini-t)”.

Në 2003 Bachini u kthye te Brescia, por në nëntor 2004 rezultoi pozitiv për përdorim kokaine dhe u pezullua për 9 muaj. Brescia e pushoi nga puna, por në 2005 Siena i dha një shans tjetër. Aty erdhi pika më e ulët e karrierës së Bachini-t, sepse në janar 2006 u zbulua sërish pozitiv për kokainë, duke u përjashtuar nga Siena dhe më pas duke u skualifikuar përjetësisht nga futbolli.

Tani Bachini është një “ish” që kujtohet vetëm për ato 35 miliardë lireta për të cilat hyri në histori në fillim të këtij shekulli, ndërkohë që prej dënimit të tij askush kujtohet për të, asnjë mbështetje, asnjë tentativë për ta ndihmuar dhe për të kujtuar organet sportive që mund të ekzistojë edhe fjala falje.

Bachini ka kërkuar disa herë, më kot, faljen nga Federata Italiane dhe Coni (Komiteti Olimpik Italian), për t’u lejuar të punojë në botën e futbollit, pasi të ndjekë ndonjë kurs trajneri.

“Isha një anësor mesfushe i zoti në të gjitha fazat. Nuk kam refletuar kurrë mbi vlerësimin e kartonit në kohën e transferimit të famshëm të Buffon, por sipas meje shifra ishte korrekte. Edhe tani është e vështirë të gjesh anësorë të kompletuar”, duke rrëfyer shkëlqimin dhe rënien e tij.

“Mesazhi që u dërgoj të rinjve është të jenë gjithnjë të kujdesshëm, të mos i marrin gjërat lehtë, sepse mjafton një gabim për të shkatërruar gjithçka. Edhe pse mund të ngjajë e padrejtë, një gabim të njollos përgjithmonë. Harrohen gjërat e bukura, jetojmë në një shoqëri që të gjykon dhe nuk fal”.

Bachini shpreson ende që ta falin: “Kur më skualifikuan përjetë, aty u shemb gjithçka. M’u hoq një pjesë nga jeta ime dhe mbi të gjitha nuk më lejuan as të kërkoja ndihmë. Para një viti e gjysmë bëra kërkesë në federatë për falje, e refuzuan. Tani shpresoj vetëm te Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s: vetëm ai mund të më falë. Unë nuk kam dëmtuar askënd, vetëm veten time: a është e drejtë që të paguaj përjetë gabimet që kam bërë në rini? Kam 13 vjet i dënuar, ka vrasës që dalin nga burgu në kohë më të shkurtër se kaq.

“Luaja me Roberto Baggio-n, isha mbreti i botës, hodha gjithçka në plehra për fajin tim dhe tashmë jam punëtor i thjeshtë. Megjithatë, kam ndërruar faqe, kam zbuluar vlerat e rëndësishme të jetës, nuk i mbaj mëri askujt, edhe pse thuajse të gjithë më braktisën dhe më shmangeshin kur u dënova. Ia dola, ja ku jam, kam lënë pas problemet familjare dhe së shpejti do të martohem.

Bachini ka luajtur 2 ndeshje me kombëtaren italiane, ndërsa ka luajtur me lojtarë si Zidane, Del Piero, Baggio, Pirlo e Guardiola: “Aspak keq ata shokë… Zizou ishte pa dyshim më i miri nga të gjithë. Kur gaboje një pasim, kthehej dhe të thoshte “mos u shqetëso, është faji im”. Tani do doja vetëm që topi të riniste të rrotullohej edhe për mua”.

Related posts

Skandal në Kosovë, tifozët nxjerrin nga fusha lojtarë që po toleronin ndeshjen

Sadik.Autor

“PLESHTI” FITOI PËR TË GJASHTËN HERË “TOPIN E ARTË”/ Klopp nuk e shmang polemikën: Duhet të fitonte…

Delo.autor

Kupa e Italisë, Atalanta sfidon Juventus në gjysmëfinale

Q.Autor

Leave a Comment