Albanian Stars Të tjera

Presidenti i Atletikës kundër Luiza Gegës: Smajlaj nuk u ankua dhe pushtoi Europën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atle tikës, zoti Gjergj Ruli, në lidhje me zhurmën e krijuar nga atletia Luiza Gega, që sot do të përfaqësojë Shqipërinë, në Birmingam, ka dashur të reagojë për çështjen e kushteve të vështira që kampionia e Ballkanit, në Stamboll, nënvizoi edhe dje, me një tjetër postim, në Instagramin e saj.

Numri një i atletikës shqiptare i ka bërë apel sportistes që të përqendrohet te gara e sotme, e 1500 metrave, në Botërorin e sallave të mbyllura dhe të lërë menjanë polemikat e ngritura, duke i marrë për shembull asaj, edhe Izmir Smajlajn, i cili si Gega, jo vetëm vetëm fitoi medaljen e artë në Ballkaniadën e Stambollit, në kërcim së gjati, por në të njëjtën kohë është edhe kampion i Ballkanit, vjet në Beograd, me kërcimin 8 metra e 8 centimetra.

I uroj atletes Luiza Gega që të shqetësohet më shumë për garën. Më vjen keq se si e shpërdoron përqendrimin psikologjik një atlete profesioniste, përpara një gare, kaq të rëndësishme. Nuk dua te flas për uniformën, sepse nuk ia vlen, pasi ajo që ka mbrojtur përpara mediave, i ka bërë të qarta se si akreditohet paraqitja e atletit në gare: uniforma, ngjyra, marka.

Përsa i përket kushteve, unë mendoj që Luiza Gega ka kushtet shumë më të mira se sa mendojne ato pak njerëz sportdashës. I kujtoj Luizës se sportisti më i mirë i Atletikes, Kampioni i Evropes dhe Ballkanit (i referohet Izrmir Smajlajt), edhe pse 5 vjet më i ri se Luiza, është stërvitur në kushte inkubatori, pa gropë kërcimi në Tiranë. Por edhe në këto kushte, të këtij niveli, ai doli sërish kampion.

Më lind nevoja të bëj një pytje: Si ka mundesi qe atletët italianë, gjermanë, francezë, suedezë, grekë, belgë, spanjollë, serbë, ukrainas, e të tjerë, nuk mundën të arrijnë rezultate më të mira se Izmir Smajlaj?! Atëherë, mos vallë këto shtete nuk kanë kushte për garen e kercimit se gjati?!

Apo mos ndoshta edhe ata duhet të shkruajne ne Instagram dhe të gënjejnë për atë që arritën në Europian dhe Ballkaniadë?! Mendoj që përshtatshmëria dhe stërvitja profesionale e speciale, që kam aplikuar unë dhe ishtranjeri tufi, përgatitja e lartë psikologjike e bëri atletin Smajlaj të zhvlerësonte thashethemin ‘mungesë kushtesh’, por i dha rëndësi besimit të stërvitjes që kishte bërë”, përfundon prononcimi i Gjergj Rulit.

Related posts

MOTO GP/ “Doktor” Rossi tregon armikun e vetëm: Dëshiroj që marrëdhënia ime me atë të qëndrojë si është

Delo.autor

Refuzoi ftesën e FSHF-së, Vasil Ruci: Kam frikë se më helmoni!

Q.Autor

FUNDI I NJË EPOKE/ Lojëra Olimpike të Tokyos humbasin edhe legjendën tjetër të tenisit

Delo.autor

Leave a Comment