Futboll

Raiola: Italia ta shpif, uroj që Donnarumma të largohet nga Milan…

Gigi Di Biagio kishte shpjeguar të hënën arsyet e lënies jashtë kombëtares për Mario Balotelli: “Nuk mjaftojnë vetëm gola, duhet edhe mënyra e të luajturit.” Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe ka ardhur replika e fortë nga menaxheri i “SuperMario”, Mino Raiola. “Kombëtarja duhet të përfaqësohet nga futbollistët më të mirë italianë, por disa prej tyre nuk merren as në konsideratë.”

Image result for raiola balotelli

Një sulm i ashpër ai i Raiola: “Në Itali mendojnë gjithmonë për ndryshimin e trajnerit, kur në fakt duhet një drejtor teknik. Kjo skuadër ta shpif, është e mbushur me njerëz të paaftë. Tani ka ndryshua trajneri, por vendimet vazhdon t’i marrë federata. Për të grumbulluar Balotelli duhej karakter. Ventura nuk e kishte, mesa duket as Di Biagio nuk e ka.”

Image result for balotelli

Kur dikush e pyet në lidhje me zërat se senatorët e Italisë kanë urdhëruar lënien jashtë të Balotelli: “Nëse dikush nuk e do Balotelli në kombëtare mjafton ta thotë publikisht. Shpesh herë jepen emra dhe mbiemra. Nuk e kuptoj, te Italia komandojnë futbollistët e vjetër apo trajneri? Më habit edhe fakti që Buffon është në kombëtare. Respektoj portierin e Juventus, por tani është radha e Donnarumma “.

Image result for donnarumma raiola

Pikërisht për Donnarumma, Raiola flet edhe për merkaton: “Gigio luan te Milan dhe në kombëtare nuk do të jetë titullar derisa të jetë Buffon dhe mendoj se kjo do të zgjasë edhe për dy vite të tjera. Milan? Faktikisht shpresa ime është që titullari i tyre në sezonin e ardhshëm të jetë Reina.” Një mesazh i qartë që tregon se menaxheri do të bëj të pamundurën për largimin e tij në “San Siro”.

Related posts

MERKATO E MILANIT FILLON TË NXEHET/ Maldini piketon 3 emra në Angli

F.autor

NUK KA VEND PËR RONALDON TEK BAJERNI/ Deklarata e Kahnit i mbyll “derën” përfundimisht portugezit

F.autor

TALENTI 21-VJEÇAR THYEN TABUNË/ Bëhet futbollisti i parë në vendin e tij që pranon homoseksualitetin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment