Futboll

Sinan Idrizi: Flamurtari ka problemet e veta, duhen marrë përgjegjësitë

Admistratori, Sinan Idrizi, në një lidhje me emisionin “Gol pas Goli”, para para se të niste ndeshja Partizani – Flamurtari, i tërhoqi vëmendjen skuadrës së tij por problemet që ka shfaqur në javët e fundit, përtej faktit që kuqezinjtë janë dëmtuar nga vendimet e arbitrave.

 Po luftoni për Europën por sipas disa zërave mund të mbeteni jashtë për mosshlyerje të borxheve?

Nuk e di nga i merrni këto lajme. Ne si kompani që financojmë nuk do të bëhemi pengesë për Flamurtarin që të kapë Europën.

Pse kjo situatë te Flamurtari?

Janë disa faktorë, që nga arbitrimi deri te gjendja e ekipit. Është në modë në Shqipëri që kur ka probleme nga arbitrimi, ankohen vetëm për atë, por duhet të merren përgjigjësie. Flamurtari ka probleme edhe brenda vetes në këtë sezon.

I referoheni një pjesë të lojtarëve, apo edhe stafit?

Stafi, lojtarët, të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre. Siç lavdërohemi kur kemi situata të favorshme, ashtu duhet të marrim edhe përgjegjësi në momente të dobëta.

Do të jetë Flamurtari në vendet e para në renditje dhe të mos diskutohet më për mbijetesë?

Flamurtari është më i miri i kohës sime. Ne do vazhdojmë punën tonë. E përsëris, marrja e përgjegjësive është mbi gjithçka.

Related posts

LIVE/ Ndërhyrje e rrezikshme: Trashi ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola: Kurrë te PSG! Zidane si unë?

Sadik.Autor

“EURO 2020”/ Kombëtarja për tu harruar, Turqia na mposht lehtësisht në “Loro Boriçi”

Delo.autor

Leave a Comment